16.1 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Erdoan: Perëndimi nuk është më qendra e botës

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, në fjalimin e tij në Forumin Global, kritikoi strukturën aktuale të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Erdoan duke vënë theksin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha: “OKB-ja është lënë nën mëshirën e 5 vendeve të përhershme. Reforma në OKB është bërë një kusht i domosdoshëm”.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe në krizën në Siri dhe shtoi: “Kombet e Bashkuara, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk ka mundur të ndërhyjë në çështjen e Sirisë. OKB-ja sot, ashtu siç ndodhi edhe në Bosnje-Hercegovinë ka mbetur brenda një paaftësie”.

“Vendet që njihen si mekanizma e vendimit duke qenë se janë vende të zhvilluara, duhet ta dijnë se tashmë, Perëndimi nuk është më qendra e botës” tha Erdoan dhe tërhoqi vëmendjen në strukturën e G-20 ës me ekuilibrin aktual të fuqisë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit