Në deklaratat që bëri në Stamboll, në kthim të vizitës në Rusi, Kryeministri Erdoan tha se KS i OKB-së duhet të trajtojë edhe procesin e Gjenevës dhe të angazhohet më shumë mbi ndihmat dhe sanksionet ndaj Damaskut.
Vazhdojnë përpjekjet për ndalimin e gjakderdhjes në Siri
Në këtë kuadër Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan realizoi një vizitë kritike në Rusi.
Detajet e vizitës Erdoan i ndau me gazetarët kur mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Ataturkut në Stamboll.
Erdoan tha se Turqia me Rusinë janë në një mendje për sa i përket vendosjes së paqes në Siri.
Duke iu referuar takimit të Gjenevë Erdoan theksoi se ekziston një bashkërendim me Rusinë për ta kthyer këtë proces në një hartë rrugore, por shtoi Erdoan, “Ne themi që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të trajtojë edhe procesin e Gjenevës dhe të angazhohet më shumë në lidhje me ndihmat dhe sanksionet. Një punim apo hap që do të hidhte Këshilli në këtë fushë, ndoshta mund të shërbente si rast për ndalimin e masakrave”.
Erdoan nënvizoi domosdoshmërinë për respektimin e vullnetit të popullit sirian dhe në deklaratën e tij ai tha: “Ne si Turqi jemi për ruajtjen e tërësisë territoriale në Siri, jemi për unitetin, bashkimin dhe solidaritetin e popullit sirian. Kemi mbi 18 mijë njerëz të vrarë, me mijëra të tjerë po emigrojnë. Këta njerëz nga tokat e tyre nuk largohen ashtu kot, pa pasur asnjë motiv. Kërcënimi i vdekjes është ai që i detyron këta njerëz të mërgojnë. Këtu kemi të bëjmë me një qasje historike, kemi djalin Esed që ecën në rrugën e babait Esed”.
Kryeministri Erdoan tha se do të vazhdojnë të bëjnë të pamundurën për sa i takon paqes dhe ndalimit të masakrave, duke shtuar se janë gati për një bashkëpunim dypalësh edhe me Rusinë për këtë çështje dhe këtë dëshirë i kanë përcjellë edhe palës ruse.
Rusia ka shqetësime mbi atë se si do të bëhet një tranzicion në Siri pa Esedin, u shpreh Erdoan duke shtuar se Moska ka arritur në pikën e mendimit mbi alternativat që i janë paraqitur.kohaislame