0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Erdoan: Islamofobia të nihet si krim njerëzor

Më të lexuarat

Sot është bërë e pashmangshme që edhe islamofobia të shikohet e vlerësohet si një krim njerëzor, ashtu si sionizmi, antisemitizmi apo fashizmi, tha Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan. Ai u shpreh keshtu në fjalën që mbajti në seancën e hapjes së Forumit të 5-të Global të OKB-së për Aleancën e Qytetërimeve që mbahet në Vjenë të Zvicrës.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në fjalën që mbajti në seancën e hapjes së Forumit të 5-të Global të OKB-së për Aleancën e Qytetërimeve tha se “Po vihet re shpesh që në vend të bëhen përpjekje për të kuptuar kulturën, besimet dhe ndjenjat e tjetrit, ky i fundit përjashtohet dhe përbuzet duke vepruar mbi bazën e paragjykimeve. Tani është bërë e pashmangshme që edhe islamofobia të shikohet e vlerësohet si një krim njerëzor, ashtu si sionizmi, antisemitizmi apo fashizmi.”

“Asnjë fe hyjnore nuk e miraton terrorin, aq më shumë Islami, që për nga kuptimi i fjalës do të thotë ‘silm’, pra paqe. Është absolutisht e papranueshme që një fe e paqes të nxisë apo miratojë terrorin. Ne nuk mund ta pranojmë një gjë të tillë. Për momentin Aleanca e Qytetërimeve është një nga përpjekjet më domethënëse që është krijuar për të eliminuar paragjykimet, për të mbyllur humnerat,” nënvizoi kryeministri turk.

“Nëse flasim për një aleancë të qytetërimeve, atëherë në fillim duhet të krijojmë një aleancë ndërmjet anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pikësëpari këtu mungon aleanca. Çështja bllokohet kur njëri nga anëtarët thotë “JO”. Atëherë kjo është një çështje që duhet shtruar për diskutim në tryezë. A nuk është themeluar OKB-ja për të mbrojtur paqen botërore? A nuk është krijuar për ti shërbyer paqes botërore? Në qoftë se është themeluar për ti shërbyer paqes së botës atëherë OKB-ja ka patjetër nevojë për një reformim,” vijoi Erdoan./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit