1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Erdoan: Esad i ka dhënë fund jetës politike

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan tha se Presidenti i Sirisë, Beshar Esad, ka ezauruar jetën politike.

Kryeministri Erdoan mori pjesë në programin “Me Kryeministrin” në një kanal televiziv privat dhe bëri vlerësime të rëndësishme.
Pas një pyetje të gazetarit, Kryeministri Erdoan i bëri një vlerësim, pikës në të cilën ka arritur Siria.
“Sipas meje, Beshar Esad, ka ezauruar jetën politike. Ai për momentin nuk është duke punuar si një politikan në vendin e tij. Ai është pothuajse një aktor, një figurant brenda luftës civile” u shpreh Kryeministri Erdoan.
Kryeministri Erdoan u shpreh se Beshar Esadin e sheh si përgjegjës për gjakun që po derdhet në Siri dhe se Esadi ka ardhur në një gjendje që veshët nuk i dëgjojnë ato që i thotë goja. “Turqia është pranë popullit sirian dhe nuk është pranë regjimit mizor të Esadit. Populli sirian është vëllai ynë. Ne brenda këtyre ndjenjave premë lidhjet me Beshar Esadin” tha Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan. /tr/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit