0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Erdoan deklaroi se në fund të qershorit do të fillojnë planin e veprimit 180-ditor

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se në fund të muajit qershor do të dalin përpara popullit me planin e veprimit 180-ditor.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se në fund të muajit qershor do të dalin përpara popullit me planin e veprimit 180-ditor.

Kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në programin e iftarit të zhvilluar në selinë e përgjithshme në Ankara, u takua me anëtarët e Këshillit të Ministrave, Anëtarët e Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Drejtues (MKYK) të Partisë AK dhe zv.kryetarët e grupit parlamentar (të Partisë AK ).

Presidenti Erdoan përgëzoi anëtarët e partisë së zgjedhur në postet e organeve të qendrës së përgjithshme në kongresin e zhvilluar në 21 maj si dhe bëri të ditur se dje (29 maj) duke mbledhur Këshillin Qendror Vendimmarrës dhe Drejtues të Partisë AK u zgjodh Këshilli Drejtues Qendror.

Ai bëri të ditur se në MKYK me moshë mesatarisht 47 vjeçare ka 16 anëtarë në moshën 40 vjeçare dhe më poshtë ndërsa mesatarja e moshës së deputetëve është 52.

“Duke u ripërtëritur vazhdimisht si nga kuadroja ashtu edhe nga aspekti i programeve dhe projekteve, ne do të përforcojmë vendin që zëmë në zemrën e popullit” tha Presidenti Erdoan.

Ai tërhoqi vëmendjen se deri në 2019, që do të zhvillohen zgjedhjet e para të kësaj periudhe, janë të detyruar të zbatojnë një program të ngjeshur dhe që do të sjellë rezultat.

Në etapën e parë presim që të përgatitet një program pune 180-ditor nga ana e Ministrave, tha Presidenti Erdoan dhe shtoi: “Ky plan i ngjashëm me planin 100-ditor të ditëve të para që erdhëm në pozitë duhet të përmbajë oferta praktike që prekin jetën e përditshme të popullit dhe që gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Kjo do të jetë gjithashtu edhe harta jonë rrugore”.

Ai nënvizoi se janë të detyruar të përgatisin dhe vejnë në jetë urgjentisht një program që do të lehtësojë jetën e popullit nga i cili kanë kërkuar shumë sakrifica njëra pas tjetrës dhe shtoi se për këtë arsye, në fazën e parë do të dalin përpara popullit me një plan veprimi 180-ditor dhe më pas do të dalin me një plan të thellë veprimi që do të përfshijë periudhën deri në vitin 2019.

Këto punime do të mbajnë cilësinë e provës së objektivave të vitit 2023 dhe do ti zbatojnë të gjithë së bashku me shpejtësi dhe vendosmëri, tha Erdoan dhe shtoi: “Për të kaluar në mënyrë të fuqishme nga provat që do të na dalin përpara në procesin e riformimit global që është në qendër të rajonit tonë, programin 180-ditor do ta fillojmë në fund të muajit qershor”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit