0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Erdoan: Asadi është i vdekur në aspektin politik

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në një reportazh për gazetën “Washington Post” rikujtoi se presidenti i ardhshëm në Turqi do të zgjidhet me votën e popullit.

I pyetur se do të kandidojë apo jo në këto zgjedhje Erdoan tha: “-Kjo varet nga kërkesa, në qoftë se do të vijë një kërkesë e tillë nga populli dhe partia ime do të marrë një vendim në këtë drejtim, shikojmë e bëjmë”.

Në reportazhin për gazetën amerikane “Washington Post” Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan nënvizoi se ka shumë dallim nga Turqia e sotme, ku ata kanë ardhur për herë të parë në pushtet, dhe Turqisë së 10 viteve më parë.

Lidhur me Sirinë Kryeministri Erdoan tha se opozitarët po fuqizohen çdo ditë e më shumë, si rrjedhim regjimi aktual do të rrëzohet, shtoi ai.

“Në aspektin politik Beshari ka vdekur”, u shpreh Erdoan.

Erdoan theksoi se nuk duan të shikojnë ndonjë ndërhyrje të jashtme që mundohet të krijojë një regjim në Siri.

“Ajo që gjykojmë ne është një qeveri tranzicioni e bazuar mbi një sistem që të përgatisë hapat drejt një kushtetute të drejtë, ku njerëzit të jenë të lirë për të zgjedhur kandidatët e tyre dhe për të themeluar parti politike”, u shpreh Erdoan.

I pyetur se mendon që Turqia të luajë rol të njëanshëm mbi krijimin e një zone të ndaluar për fluturimet, Erdoan tha: “Nuk mendojmë një gjë të tillë. Në qoftë se do të përballemi me ndonjë sulm, atëherë do të bëjmë atë që duhet”.

Kryeministri Erdoan cilësoi se një situatë e tillë përveç dimensionit ndërkombëtar, ka edhe një dimension që shqetëson botën islame. Si rrjedhim, shtoi shefi i qeverisë turke, OKB dhe në veçanti Liga Arabe duhet të ndërhyjnë më shumë në lidhje me çështjen e Sirisë. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit