-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdoan akuzon BE-në për standarde të dyfishta

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mbrëmë shtroi një darkë pune për Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Ankara.

Në fjalimet që u mbajtën në këtë darkë erdhën në rend të ditës vrasja e tre terroristëve në Francë, sulmi kundër ambasadës amerikane në Ankara dhe sulmi i fundit me bombë në nënprefekturën kufitare Rejhanllë të Hatajit.

Kryeministri Erdoan këto çështje i trajtoi në fjalimin e tij dhe shprehu pakënaqësinë ndaj vendeve të BE-së.

“Nga njëra anë të tolerosh ndaj terrorit që i ka sjellë Turqisë një kosto të rëndë dhe nga ana tjetër të kritikosh Turqinë, ky është standard i dyfishtë. E shikoj të dobishme që ta shpreh edhe një herë këtu, përfundimet konkrete të bashkëpunimit dhe solidaritetit kundër terrorit ne i shikojmë në të gjithë Evropën”, nënvizoi Erdoan.

Kryeministri Erdoan kritikoi edhe standardin e dyfishtë që zbatohet ndaj Turqisë në procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

“Një Turqi, që ka 54 vjet që pret para derës së BE-së, po përballet me një proces të tillë negociatash që nuk është parë të zbatohet me asnjë nga kandidatët e deritanishëm. Procesi i bisedimeve është politizuar. Për plot 2 vite e gjysmë nuk është hapur as edhe një kapitull i vetëm negociues. Është e pamundur që të pajtohemi me një situatë të tillë, të cilën e ne e shikojmë si një harbutëri që i bëhet Turqisë. Por pavarësisht të gjitha këtyre, ne jemi të vendosur të bëhemi anëtarë të BE-së. Turqia sot është e aftë dhe në gjendje që të përballojë 10 kapituj negociues në 12 muaj, apo ehe 15 kapituj në 18 muaj në qoftë se do të hiqeshin bllokadat politike. Ne si Turqi jemi plotësisht të vendosur për ti dhënë një shtysë të re dhe përshpejtuar procesin e integrimit. Tani presim nga Bashkimi Evropian që të hedhë hapa konkretë”, sqaroi Erdoan.

Në fjalën e tij kryeministri turk u ndal edhe në dramën njerëzore në Siri, dramë ndaj të cilës bota vazhdon të heshtë. “Situata në Siri është shndërruar në një dramë të vërtetë njerëzore”, tha Erdoan.

Regjimin e Esadit Erdoani e cilësoi si një kërcënim jo vetëm për popullin sirian, por edhe për rajonin. “Tani ka ardhur koha që regjimi i Esadit, i cili e ka humbur të gjithë legjitimitetin në popull dhe përbën një kërcënim të hapur për rajonin, të largohet me shpejtësi nga loja dhe ti hapë rrugën procesit të një tranzicioni paqësor. Ne si Turqi do të vazhdojmë të përkrahim çdo përpjekje që do të bëhej lidhur me këtë çështje”, cilësoi Erdoan./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit