Skenderman është aplikacion, përkatësisht lojë e cila mund të luhet në dy platformat e telefonave të mençur, iOS dhe Android. Ideja e këtij aplikacioni u konkretizua për herë të parë në AppCamp ku edhe ishte njëri prej fituesve në këtë garë.
Loja është e përshtatur për madhësi të ekraneve të ndryshme të iPhone, dhe në thelb nuk do të ketë animacione 3D, por çdo gjë është e krijuar në formë të ilustrimeve dhe skicave. Lojtari do të ketë mundësi ta luaj lojën duke manovruar me Skendermenin nëpër ekran dhe duke ikur prej shpatave që vijnë drejt tij dhe duke ngrënë mish për tu bërë më i fuqishëm. Sa më shumë që të jetë aktiv lojtari, në prapaskenë do të ndërrohen ilustrimet të cilat i kemi ndërlidhur me betejat historike të Skenderbeut.
Skenderman për hërë të parë u lansua online me datë 28 Nëntor në platformën Android, dhe të nesërmen, më 29 Nëntor, është lansuar në iOS. Lojën tashmë mund ta shkarkoni dhe ta luani në dyja platformat. Më poshtë i keni linkat direkt për App Store dhe Play Store ku mund ta shkarkoni lojën.
Loja është realizuar nga Graphsix Studio.
Shkarko KËTU lojën në App Store
Shkarko KËTU lojën në Play Store