11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Era shtet”, pezullohen 34 leje drejtimi për një natë

Më të lexuarat

Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë vijuar punën në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të Tiranës, duke përdorur Dragerat dhe Radarin.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

34 leje drejtimi të pezulluara, nga keto: 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet. 19 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

38 drejtues mjetesh u dërguan në OASh. 18 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit. U këshilluan 11 drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit