-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Era e keqe e gojes, shkaqet dhe trajtimi

Më të lexuarat

Era e keqe e gojes ne gjuhen mjekesore quhet edhe Halitosis.Ajo mund te shkaktohet nga nje higjene e keqe e gojes ashtu sikurse dhe nga patologji te tjera qe prekin shendetin tuaj.

Si ndikon higjena dentare ne eren e gojes?

Mos larja e dhembeve dhe mos perdorimi i fijes dentare pas te ngrenit,ben qe ushqimet te ngecin ne gojen tuaj duke favorizuar keshtu rritjen e baktereve midis dhembeve tuaj,ne mishrat e dhembeve dhe ne siperfaqen e gjuhes.Keto baktere shkaktojne dhe ate qe quhet ere e keqe e gojes.
Gjthashtu pacientet qe kane ne goje punime protetike,dhe nuk i kushtojne vemendjen e duhur higjenes dentare,vuajne nga era e keqe e gojes si pasoje e depozitimit te ushqimeve dhe baktereve nen keto punime.

Perdorimi i cigares gjithashtu shton eren e keqe te gojes,ngjyros dhembet ,redukton aftesine per te shijuar ushqime si dhe irriton mishrat e dhembeve.

Cilat probleme shendetesore lidhen me eren e keqe te gojes ?

Era e keqe e gojes e vazhdueshme si dhe shija e keqe ne goje mund te jene nje shenje e semundjeve periodontale(te mishrave te dhembeve).Keto semundje shkaktohen si pasoje e depozitimit te pllakes ne siperfaqen e dhembit.Pllaka dentare favorizon grumbullimin e baktereve te cilat prodhojne toksina qe acarojne mishrat e dhembit.Nese nuk trajtohet ne kohe semundjet paradontale demtojne pervec mishrave te dhembeve edhe kocken e nofulles duke cuar ne humbjen e dhembeve.
Prania ne goje e protezave apo aparateve jo stabel, dhembet e prishur si dhe infeksionet mykotike brenda gojes dhe ne siperfaqen e gjuhes jane nje shkak per eren e keqe te gojes .
Xerostomia ose tharja e gojes eshte nje semundje e gojes qe shoqerohet me ulje te sasi se peshtymes.Peshtyma luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes ajo neutralizon acidin ne perberje te pllakes dentare dhe largon qelizat e vdekura qe akumulohen ne gjuhe,faqe dhe ginigiva.Mos largimi i ketyre qelizave ,nga sasia e paket e peshtymes,ben qe ato te dekompozohen dhe te japin eren e keqe te gojes.Xerostomia mund te shkaktohet nga perdorim i ilaceve te ndryshme,patologji te gjendrave te peshtymes dhe frymemarrja e vazhdueshme me goje.

Nje sere semundje te tjera mund te shoqerohen me eren e keqe te gojes keshtu semundjet respiratore si pneumonia,bronkiti ,gjithashtu semundje te tjera si sinuziti kronik ,diabeti ,refluksi acid kronik, problemet e melcise dhe veshkave.
Si te parandaloni eren e keqe te gojes?

Era e keqe e gojes mund te reduktohet ose te parandalohet:

1. Mbani nje higjene te mire dentare.Lani dhembet pas cdo ushqimi,perdorni fijen dentare dhe nje shplares goje antibakterial dy here ne dite.Mos harroni te lani me furce edhe gjuhen.Furca e dhembeve duhet te ndrohet cdo 2-3 muaj,dhe te perdoret nje furce e bute ose mesatare qe te mos demtoni mishrat e dhembeve.Te gjithe pacientet me proteza apo me punime protetike ne gojes,duhet te aplikojne gjithashtu furca te posacme interdentare,si dhe protezat e levizshme duhet te hiqen gjate nates dhe te vendoset ne nje gote me uje me nje tablet eferveshente antiseptike.

2. Vizitoni dentistin tuaj 2 here ne vit. Ai do tju rekomandoj nje pastrim profesional te dhembeve ose te trajtoj problemet qe mund te behen shkak per eren e keqe te gojes si prishjet e dhembeve,semundjet paradontale etj.Dentisti juaj ,ne rast se shikon qe era e keqe e gojes nuk eshte problem i gojes mund te tju drejtoj tek nje mjek i pergjitheshem i cili do te evidentoj dhe trajtoj shkakun e sakte te eres se keqe.

3. Nderprisni perdorimin e duhanit

4. Pini shume uje.Uje dhe peshtyma largon bakteret ne gojen tuaj.Pini uje dhe perdorni camcakiz pa sheqer i cili stimulon prodhimin e peshtymes

5. Kujdes me ushqimet qe konsumoni.Disa ushqime si hudhrat,qepet etj shkaktojne ere te keqe te gojes,pavaresisht larjes se dhembeve dhe perdorimit te shplaresve te gojes .
Trajtimi i eres se keqe te gojes
Dentisti juaj ose mjeku specialist per semundjet e pergjitheshme do trajtoj eren e gojes ne varesi te shkakut te saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit