1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Era e keqe e gojës (Halitozis)

Më të lexuarat

Çdo njeri gjatë jetës së tij të paktën një herë ka vuajtur nga një problem i tillë pra nga era e keqe e gojës që në mjekësi njihet si HALITOZIS. Kjo për arsye të ndryshme. Mendohet se rreth %50 e popullsisë vuan nga një problem i tillë. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray (erëra të mira) të ndryshëm apo çamçakëza për ta parandaluar atë.

Nga se shkaktohet era e gojës?

Halitozis formohet prej bakterieve të gojës të cilat prodhojnë sulfur hidrogjeni. Higjena e gojës për keto bakterie dhe për shumimin e tyre është shumë e rëndësishme.

Sa lloje erërash ka?

Ka tre lloje fiziologjike, patologjike dhe psikologjike.

Çfarë është era fiziologjike?

Është ajo erë që ndihet gjatë urisë ose pas ngrënies së bukës. Shkaktar për këtë bëhen ushqimet e tilla si mishi i kuq, peshku, djathi dhe produktet e qumështit si pasoj e ndikimit mes këtyre ushqimeve dhe bakterieve. Gjithashtu edhe ushqimet si qepa, hudhra, që përmbajnë sulfur apo alkoli, cigarja dhe kafeja mund të bëhen shkaktar të këtij problemi.

Si ta kurojmë atë?

Era fiziologjike mund të parandalohet lehtë me një higjenë të mjaftueshme të gojës dhe dhëmbëve.
Çfarë është era patologjike?

Kjo erë është e vazhdueshme dhe nuk rregullohet me larjen dhe pastrimin e gojës. Duhet gjetur shkaktari kryesor dhe duhet ndikuar direkt tek ai.

Cili është shkaktari ?

Zakonisht vjen prej sëmundjeve të ndryshme orofarengiale( goja- fyti) ose prej ndonjë sëmundjeje sistemike. Në %90 të rasteve shkatar janë sëmundjet e gojës. Sidomos gjendja e dhëmbëve dhe e mishrave të tyre bashkë me higjenën luajnë rol të rëndësishëm. Këtu futen dhe mbetjet ushqimore, qelizat e hedhura prej mukozës së gojës dhe mbeturinat e leukociteve të mbledhura në gojë apo pështymë. Ose prej prishjes së dhëmbëve dhe mbushjeve të hershme.

A mundet që gjuha të jetë shkaktar i erës së keqe?

Nëse pjesa e pasme e gjuhës nuk arrin të pastrohet mire prej pështymës edhe këtu mund të shumohen bakteriet. Zakonisht ndihet një erë si vezë e prishur.

A mund të ketë shkaqe të tjera të këtij problemi?

Po. P.sh infeksioni kronik i bajameve, sëmundjet fungale (kërpudha) në gojë apo plagët e ndryshme të gojës. Gjithashtu disa sëmundje si hepatiti, mungesa vitaminash, menopauza, disa lloje ilaçesh, diabeti apo sëmundjet e gjendrave të pështymës duke krijuar tharje te gojës rrisin mundësinë e zhvillimit të bakterieve.
Cilat janë shkaqet jashtë gojës?

Erërat që krijohen prej hundës apo sinuziteve. Të sëmurët që kanë probleme me hundën ngaqë marrin frymë më gojë u thahet goja dhe kjo prish higjenën e saj. Edhe sendet e ndryshme të ngecura ne rrugët e frymëmarrjes për shkak se krijojnë infeksione mund të jenë shkaktar. Sidomos tek të vegjlit apo tek ata persona me probleme mendore.

Si shkaktohet era e keqe psikologjike apo HALITOFOBIA?

Disa individë ankohen prej erës së keqe por që nuk e ndjen njeri tjetër veç tyre.Kjo tek këta persona bëhet shkak për depresion dhe shqetësim në jetë .Kjo gjendje në mjekësi quhet OLFACTORY REFERNCE SENDROM. Stresi bën që goja të thahet.

Si kurohet HALITOFOBIA?

Nëpërmjet një lidhjeje dhe mirëbesimi mes mjekut dhe pacientit duke ulur ankthin e tyre.

Si diagnostikohet era e keqe e gojës?

Shumë thjesht duke nuhatur dorën pasi pacienti e ka lëpirë atë dhe pasi është tharë. Ose duke marrë pak pështymë pas gjuhe dhe duke e nuhatur.

Çfarë është KROMATOGRAFIA?

Është një dedektor me fotometër i ndjeshëm ndaj sulfurit. Por ky aparat është vetë për kërkime.

Çështë është HALOMETRIA?

Me anë të ajrit që i jepet pacientit nga goja ose nga hunda mundohet të vlerësohet sasia e sulfurit. Kjo është metoda më praktike dhe më e përdorur. Përdoret si për diagnoz por edhe për kurim.

Si ta kurojmë erën e keqe të gojës?

Si fillim duhet gjetur burimi pra shkaku. Prandaj është mire që të vizitohet pacienti nga një mjek otojatër, nga një dentist dhe një gastroenterolog. Por një pastrim i rregullt i dhëmbëve dhe i mishrave të tyre pra një higjenë e mire do të ishte e mjaftueshme në të shumtën e rasteve.
Si ti lajmë dhëmbët?

A e dini se pastrimi i gjuhës është dy herë më i rëndësishëm se ai i dhëmbëve në parandalimin e erës së keqe? Për këtë ka furça-gërryes të veçantë.Duhet që gjuha të nxirret sa më shumë jashtë dhe pasi ta kemi vendosur gërryesin sa me thellë duke filluar nga pas duhet lëvizur drej majës së gjuhës ngadalë.

Si ta parandalojmë erën e keqe?

  1. Kujdesuni për dhëmbët tuaj. Kontrollojini dhe nëse duhet mjekojini.
  2. Nëse duhet, përdorni testet për të parë se ku është gjendja.
  3. Kurojini infeksionet e gojës e mos i lini pas dore.
  4. Pastrojini dhëmbët dhe gojën vazhdimisht.
  5. Për të mos lejuar tharjen e gojës pini sa më shumë ujë.
  6. Nxitni prodhimin e pështymës duke përdorur çamçakëza pa sheqer por kujdes nga ata me mentol pasi thajnë gojën.
  7. Përdorni sa me shume fruta dhe perime që kanë ujë si p.sh domate, sallator apo mollë. Përdorni majdanozin.
  8. Largohuni prej qepëve, hudhrave ose përdorini ne gjellë të ziera.
  9. Largojuni cigares dhe alkoolit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit