9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

ERA E KEQE E GOJËS

Më të lexuarat

Ç’është halitosis?

Keni përjetuar ndonjëherë që gjatë takimit me shokë keni vërejtur që ata gjatë bisedës janë lar­guar një hap prapa, apo të kanë ofruar ndonjë mint a çamçakëz? Nëse po, atëherë ka gjasa që ju të vuani nga era e gojës apo halitosis siç është e njohur në mjekësi, nga e cila vuajnë rreth 30% e njerëzve.

Era e gojës është e turp­shme, ajo mund të ndikojë në suksesin tuaj social dhe profesional.

A kam unë erë të gojës?
Deri në një masë ne të gjithë kemi një lloj ere të gojës dhe si ta dimë këtë, ekzistojnë disa mundësi:
e para: me gjuhën tënde lage dorën dhe prit për disa sekonda derisa pshtyma të thahet dhe ndije erën e saj. Ka aromë të këndëshme?
e dyta: vendosi duart para gojës dhe fry, njëkohësisht nuhat për ta ndjerë aromën e frymës.
e treta: merre një lugë, ktheje mbrapa, gërvishe anën e pasme të gjuhës, në lugë do ta vëresh një lëng të turbullt, ndije aromën e tij, kjo është aroma të cilën e liron gjatë të folurit.
Shkaktarët kryesorë

Shkaktarët kryesorë që shkaktojnë halitosis janë bakteret anaerobe squfur prodhuese . Në shumi­cën e rasteve era e gojës (halitosis) vjen nga pra­nia e këtyre baktereve duke iu mundësuar kushte që promovojnë rritjen e tyre si pasojë e mospas­trimit adekuat të dhëmbëve, gjithashtu mospas­trimit të gjuhës. Çdo gjë që nxit rritjen e baktereve në gojë rrit edhe problemet e një personi me erë të keqe të gojës.
Lloji i ushqimit të cilin ne e përdorim
Çdonjëri nga ne e dimë se disa ushqime si qepa dhe hudhra shkaktojnë erë të keqe të gojës. Kur ne i hamë këto perime, sistemi digjestiv bën zbërthimin e molekulave përbërëse të tyre, këto molekula kalojnë në sistemin e qarku­llimit të gjakut, gjaku kalon nëpër mushkri ku bëhet lirimi i disa prej këtyre molekulave përmes frymë­marrjes duke shkaktuar erë të pakëndshme. Kjo nuk është një lloj i erës së gojës që ne do e shpje­gojmë në këtë broshurë, kjo erë e keqe e gojës evitohet duke u larguar nga këto lloj ushqimesh, pra mos hani qepë dhe hudhra sidomos nëse jeni duke shkuar në ndonjë vizitë.
Pirja e duhanit

Pirja e duhanit mund të jetë njëri nga faktorët që shkak­ton erë të gojës. Era e du­han­­­pirësit është erë e neve­ritshme e cila mund të jetë si pasojë e katranit, nikot­inës dhe substancave të tje­ra të pakëndshme që rrjedhin nga tymi.
Efekti i duhanit shkakton tharje të indeve të gojës, si pasojë kemi zvogëlim të pështymës në gojë që kufizon efektet mbrojtëse të pështymës ndaj bak­tereve dhe produktet e tyre si dhe pastrimin e go­jës. Është e njohur që duhanpirësi është në rrezik të madh për të pasur sëmundje të mishrave të dhëmbëve.
Gingivitisi
Sëmundja e mishit të dhëmbëve (gingivitis) mund të jetë burim i problemeve të një personi me erë të keqe të gojës. Kjo sëmundje është një infek­sion bakterial në indet që e rrethojnë dhëmbin (periodontiumin), forma të avancuara të sëmun­djes periodontale rezultojnë në dëmtim të kockës që mbanë dhëmbët duke krijuar hapësira në mes dhëmbëve (gjepa periodontal), këta gjepa janë një vend ideal për bakteret që të jetojnë dhe shkak­toj­në probleme të ndryshme.
Dhëmbi i prishur
Mos shërimi i dhëmbëve të pri­shur mundëson grumbullimin e mbeturinave dhe baktereve në hapësirat e dhëmbëve që mund të jetë burim i erës së gojës.
Protezat

Protezat fikse apo lëvizëse mund te kenë ndikim në erën e gojës si pasojë e grumbullimit të mbe­tu­­rinave dhe baktereve nën to.
Sinusitet
Infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo sinusiti mund të ketë efekt mbi erën e gojës të një personi si pasojë e sekrecioneve që ndo­dhin dhe bakteret në gojë mund të ushqehen në këtë shkarkim dhe duke i liruar mbeturinat e tyre shkak­tojnë erë të keqe të gojë. Njerëzit me infe­k­sion të sinuseve shpesh do të kenë hundët e bllo­kuara dhe për këtë arsye do të kenë nevojë të ma­rrin frymë përmes gojës. Efekti tharje e frymë­ma­rrjes ne gojë mund të krijojë një mjedis që nxit erën e keqe.
Shkaktarë të tjerë
Edhe pse zakonisht burimi kryesor i erës së gojës është i lidhur me akumulimin e baktereve në gojë, raste të caktuara mjekësore mund të jenë shkak që një person të ketë erë të gojës si pasojë e prob­lemeve në sistemin e frymëmarrjes (pulmonare ose bronkiale), gastrointestinale (lukth dhe zorrë), veshkë, mëlçi, etj.
Si të trajtohet era e gojës?
1.Pastro dhëmbët mirë dhe me rregull;
2.Pastroje gjuhën gjithashtu;
3.Përdor preparate për shpërlarjen e gojës (chlorhexidine 2%);
4.Shëro dhëmbët nëse i ke të prishur apo ke probleme me mishin e dhëmbëve.
5.Përdor mint apo çamçakëz pa sheqer;
6.Kontakto mjekun nëse ke probleme tjera si p.sh. me lukth, mushkëri etj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit