4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Epoka e “Kallashnikov-it” vazhdon

Më të lexuarat

Në rajonin Izhevsk të Rusisë filloi punën koncerni “Kallashnikov”. Brendi (marka) botëror bashkoi aftësitë e projektimit dhe potencialin e prodhimit të kompanive më të mira të industrisë së armëve automatike të vendit. 
Për krijimin e holdingut rus “Kallashnikov” një vit më parë për herë të parë foli Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin, idenë e të cilit e mbështeti Presidenti i vendit, Vladimir Putin. Projektuesi me famë botëreore Mihail Kallashnikov, i cili ka punuar për shumë vite në Izhevsk, ra dakord për t’i dhënë koncernit emrin e tij.

Në Izhevsk do të përqëndrohet i gjithë cikli i prodhimit: që nga porositja dhe deri tek dërgimi i armëve. Ndërkohë që do të ruhen traditat e prodhuesve rusë të armëve. Njëherë e një kohë automatiku legjendar “Kallashnikov”, para se të bëhej pjesë e armatimeve, kalonte testet më të rrepta të mundshme, kujton eksperti i armëve Maksim Popenker:
– Në Rusi e njëjta armë mund të ndodhej edhe në vapën aziatike 40-gradëshe, edhe në të ftohtin minus 40-gradë të Arktikut. Për më tepër në duar nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe në ato të luftëtarëve të papërvojë. Prandaj atributet kryesore gjithmonë kanë qenë: besueshmëria, thjeshtësia dhe aftësia për të funksionuar praktikisht në të gjitha kushtet atmosferike.

– Aktualisht në qendrën e projektimit po zhvillohen më shumë se 60 mostra të armëve moderne. Si ushtarake, ashtu edhe civile.
Besueshmëria lidhur me funksionimin e tyre – ajo për çfarë janë shquar gjithmonë automatikët e familjes “Kallashnikov” – është ruajtur edhe në zhvillimin e brezi të ri të tyre. Modifikimet e ndryshme të “AK-12” tani po u nënshtrohen testimeve shtetërore. Pas kësaj ato do të hyjnë në përbërjen e ushtrisë ruse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit