-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Epilepsia

Më të lexuarat

Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Kjo i takon grupit te sëmundjeve konvulsive, e cila manifestohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes (me një shkallë të caktuar të vetëdijes).

Mr.sc.dr. Isuf Bajrami
spec. i mjekësisë emergjente

Emërtimi i sëmundjes vjen nga fjala greke ‘epilepsi’ që nënkupton sulmin.

Disa prej llojeve të epilepsisë janë:

1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.
Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe feces.
Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.

2. Petit mal: ataqe të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë rëndom ka shumë ataqe gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve).
I sëmuri nuk e humbë vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.

3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultet, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.

4. Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.

Shkaktaret e epilepsisë
– Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).
– Çrregullimet metabolike
– Lëndimet e kokës
– Temperatura e lartë
– Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave
– Stresi emocional
– Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)

Simptomat:
1. Aura-nënkupton vërejtjen, parandien, sikur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda.
2. Humbja e vetëdijes
3. Shtangimet e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda.
4. Gulçim pas atakut dhe apatia
5. Ndonjëherë kokëdhembja.

Ndihma e parë
1. Të sigurohet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me rrotullimin anësor në pozitë të krahut.
2. Të sigurohet i sëmuri të mos e godet kokën në bazë të fortë, ashtu që nën kokë vendoset ndonjë mjet i butë (jastëk, batanije etj)
3. Shpërthekohet rripi dhe çlidhet kravata
4. Largohet e gjithë ajo që mundë ta lëndoj të sëmurin në rrethinën e tij.
5. Thirret ndihma e shpejtë
6. Gjithherë pritet në vendin e ngjarjes që i sëmuri të kthehet në vetëdije ose deri sa të vjen ndihma e shpejtë.

Ndihma e shpejtë nuk nevojitet:
* Nëse ataku ka kaluar brenda 5 minutave
* Nëse nuk ka ataqe te reja
* Nëse i sëmuri nuk është i lënduar gjatë rënies

Veni re?
* Në atak, gjuha nuk preket pasi që mund të lëndohet pas ngërçeve të muskujve të fytyrës ose nofullës
* Nuk tentohet me forcë të ndërpriten ngërçet
* Vendosja e gjësendeve metalike në dorë si p.sh. çelësave nuk ka arsyetim mjekësor
* Nuk vendoset asgjë në gojë (p.sh. luga, shpatulla etj.)
* Nuk i jepet pacientit kurrfarë lëngu në gojë në fazën e atakut deri sa nuk këndellet.
Shumica e fëmijëve me epilepsi, prej tyre rreth 90%, shkojnë në shkollë dhe mund të inkuadrohen në çerdhe. Është me rëndësi që prindërit ose kujdestari ta informojnë ekspertin për pranin e sëmundjes që të ketë kujdes e në rast nevoje të reagohet me kohë.

Gjendja pa vetëdije
Deri te humbja e vetëdijes mund të shpijnë shumë sëmundje dhe gjendje nga të cilat disa janë shtegdalje (psh. rënia kalimtare e tensionit) e disa shumë të rënda (psh. ndalja e punës së zemrës). Thellësia e humbjes së vetëdijes mund të jetë e ndryshme dhe mund të ndryshoj të i njëjti pacient.

Si ta konstatoni se a është personi pa vetëdije?
Nëse hasni në personin i cli nuk lëviz është i shtrirë ose në pranin tuaj papritmas është shtrirë në tokë, lehtas e tronditni në krah ose drejtoni disa pyetje, psh: “Çka ka ndodhur? A po më dëgjon? Si quheni?” 
Te humbjet sipërfaqësore, të i pavetëdijshmi mund të lëviz disa pjesë të trupit ose të vjell. Nëse nuk ka kurrfarë reaksioni, atëherë personi është në gjendje të humbjes së thellë të vetëdijes (koma).

Veprimet
* Thirrni mjekun për ndihmë, nëse është e mundur, sa më shpejtë pa humbur kohë.
* Kontrolloni frymëmarrjen, qarkullimin dhe sipas nevojës filloni me veprimet e ringjalljes.
* Nëse i pavetëdijshmi merr frymë, kthejeni në pozitë të krahut. Herë-herë kontrolloni frymëmarrjen.
* Mbuloje të pavetëdijshmin që të evitoni mërdhirjen.
* I pavetëdijshmi guxon të transportohet vetëm në pozitë të shtrirë (në krah) .
* MOS tentoni të pavetëdijshmit t’i jepni ushqim ose pije.
* MOS e leni të pavetëdijshmin pa mbikëqyrje.

Pacienti pa vetëdije

Të pyetet dëshmitari…
1. A mund të bëhet fjalë për helmim?
2. A është lënduar më herët?
3. A është pacient kronik?

Simptomat dhe ekzaminimet
1. era (si e acetonit, alkoolit, dheut të lagësht, urinës)
2. lagështia e lëkurës
3. shenjat e lëndimit (njolla elektrike, gjakderdhja, gjurmët e injeksioneve)
4. tonusi i muskujve (hemipareza, hemiplegjia)
5. përgjigjja ndaj ngacmimeve të dhembjes-shpimi (hemipareza, hemiplegjia)
6. shenjat meningjeale
7. frymëmarrja
8. bebëza e syrit (shikimi në drejtim të lëndimit: ICV; mioza: morfina, gjakderdhjet ne pons; midriaza: atropin)
9. pulsi, TA, (kriza hipertenzive, shoku)
10. abdomeni (prania e defanses)
11. Babinski dhe reflekset tjera: reaksioni ndaj dhembjes
12. gjaku të ekzaminohet me traken – Glukohemotest

Pozita e dëshirueshme: pozita e të pavetëdijshmit (pozita në krah)

Ndihma urgjente mjekësore:
1. infuzioni 500mL tretje infuzive 1 gtt/sek
2. terapia simptomatike, kontrolli i funksioneve vitale
3. terapia e diferencuar nëse dihet shkaktari

Tretmani i mëtutjeshëm
* Derisa jeni duke pritur autoambulancën regjistroni shenjat vitale.
* Shikoni për shenja të traumës me ç’rast duhet të keni kujdes të mos keqësoni lëndimin e medulles spinale. 
* Transporti urgjent me përcjellës i cili i zotëron shkathtësitë e reanimimit. Gjatë transportit të keni kujdes për funksionet vitale: frymëmarrjen dhe punën e zemrës (mjeku ose infermierja). kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit