-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Epidemia e tularemisë: Në Vushtrri regjistrohen 94 raste të infektimit

Më të lexuarat

Epidemia e tularemisë ka prekur edhe qytetarët e Komunës së Vushtrrisë. Sipas drejtorit të drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Abdullah Klinaku, në Komunën e Vushtrrisë janë prekur nga epidemia e tularemisë 94 pacientë, por fatmirësishtë asnjë nuk ka përfunduar me vdekje.
 
“Sipas të dhënave që kemi deri më tani në Komunën e Vushtrrisë nga sëmundja e tularemisë, për periudhën kohore nëntor- dhjetor 2014 dhe janar- shkurt 2015, janë prekur 94 qytetar. Për fat të mirë, asnjë nga këto raste nuk ka përfunduar me vdekje dhe sipas të dhënave mjekësore kjo sëmundje nuk është vdekjeprurëse.qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve kemi pas disa paraqitje mediatike dhe kemi shfrytëzuar në masën maksimale të mundshme edhe mediat elektronike dhe ato të shkruara”, ka thënë Klinaku për DrenicaPress.
 
Klinaku ka thënë se drejtoria e tij ka marrë masa për ta parandaluar këtë epidemi, duke formuar ekipi, dhe njëherit duke vetëdijësuar qytetarët për këtë epidemi.
 
“Pas marrjes së rezultateve fillestare në Instituti Regjional i Shëndetit Publik në Mitrovicë, dhe konstatimit se kemi një numër të konsiderushëm të qytetarëve tonë, që janë prek nga sëmundja e tularemisë, kam formuar një ekip për ta menagjuar këtë epidemi.”
 
Aktivitetin e kemi menduar ta organizojm në dy drejtime, në vetëdijësimin e popullates për masat preventive dhe e dyta në arritjen e konklzuioneve për shkaktarët e sëmundjes në fjalë që ti ndërmarrim masat e nevojshme për vitet e ardhshme. Në fushën e vetëdijësimit për masat preventive që duhet t’i ndërmarrin qytetarët për parandalimin e sëmundjes deri më tani kemi shpërnda materialin vetëdijësues në gjitha institucionet shëndetësore të Komunës sonë, në institucionet arsimore si dhe në institucionet private shëndetësore”, tha Klinaku.
 
Kjo epidemi ka prekur edhe qytetarët në qytetet tjera të Kosovës. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) nga 1 janari 2014 deri më 10 shkurt 2015, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 206 raste të tularemisë./DPress/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit