Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu, janë paraqitur sot para trupit gjykues si të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Gjykimi nuk është duke u mbajtur në Gjykatën e Apelit, as në atë Themelore, por po zhvillohet brenda mureve të Burgut të Dubravës.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se, ketë vendim e kanë marrë institucionet e drejtësisë për shkak të shkallës së lartë të rrezikshmërisë që paraqesin të dyshuarit.
Për herë të fundit, nën masa të rrepta sigurie Sekiraqa ishte paraqitur në Gjykatën e Apelit me datën 24 prill të këtij viti.
Ndryshe, Sekiqara ishte dorëzuar vullnetarisht në EULEX me 28 shtator të vitit të kaluar.
Ai kërkohej në bazë të një fletëarresti të lëshuar në shkurt të vitit 2008 në lidhje me akuzat për përfshirje në vrasjen e oficerit të policisë Triumf Riza.
Sekiraqa aktualisht është në vuajte të dënimin prej dy vjetësh burg për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës./Ind/kohaislame