Ende pa asnjë gjurmë. Dy policët kosovarë që u zhdukën të shtunën mbrëma nuk po gjenden. Makina e tyre është gjetur po atë natë, por trupat e tyre jo.
Kërkimet kanë nisur në Lepenc prej vendit ku u gjet makina. Sot është dita e katërt që këto kërkime po bëhen por pa rezultate. Dy pjesëtaret e Policisë së Kosovës Malsor Dashi e Armend Trena u zhdukën pas aksidentit.
Të gjithë janë ngritur në këmbë për t’i kërkuar policët e zhdukur. Por prindërit e Armend Trenes nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur me djalin e tyre.
Ata, të shtyrë në moshë, jetojnë një fshat të thellë të Kaçanikut, larg informacioneve që flasin për zhdukjen dhe kërkimin e dy policëve.
Pjesa e familjes Trena që e dinë se çka ka ndodhë me djalin e tyre, kanë pritur njerëz. Vendi ku janë aksidentuar Malsor Dashi e Armend Trena po kontrollohet për herë të dytë, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.
Për të ndihmuar rreth operacioni kanë shkuar edhe ekipe nga Prishtina. Mes tyre edhe deputet të Kuvendit të Kosovës. Familjarët e policëve presin në ankth. Kryeimami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, po lë fajtor një kompani private për vështërësitë e kërkimit. Përkundër pengesave në kërkim vullneti për t’i gjetur është i madh.
Por ja kush ka qenë përsoni I fundit që i ka takuar të dy policët e Kosovës Malsor Dashi e Armend Trena, mbrëmjen e të shtunës pa para zhdukjes ë tyre në mënyrë enigmatike. Të dy këta policë nga Kaçaniku, pak para aksidentit kishin dorëzuar në Han të Elezit një të burgosur.
Media mëson se bëhet fjalë për një nga të dyshuarit kryesorë, Basri Thaçin.Edhe pse policia e Kosovës po mban të mbyllur informacionet lidhur me këtë rast, Frontal mëson se vetura që po drejtonin Malsori e Armendi ishte në gjendje shumë të keqe.
Defektet në makinë dyshohet ishin shkaktar të aksidentit. I fundit që ka kontaktuar me dy policët tashmë të zhdukur, është Bastri Thaçi nga Krivareka i cili qëndron në arrest shtëpie, pasi u përfshi në rrahjen masive në mes të punëtorëve të Bechtel Enkes. Ai tregon se nuk kishte pasur asnjë problem me të dy policët që e shoqëruan nga Kaçaniku deri në Han të Elezit. Madje, hedh poshtë të gjitha lajmet se të dy mund të ishin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Kurse kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se nuk ka të dyshuar momentalisht, sepse rasti është konsideruar. Jashari deklaron se lidhur me rastin ende nuk është marrë askush në pyetje zyrtarisht.