8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Energjia e rinovueshme zgjidhja më efektive kundër ndryshimit të klimës

Më të lexuarat

Energjia e rinovueshme është një nga zgjidhjet më efektive që kemi në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ekzistojnë të gjitha arsyet për të besuar se kjo do të ketë sukses në funksion të mirëqenies tonë. Investimet në energjinë e rinovueshme ndihmojnë në përpjekjet për të frenuar ndryshimin e klimës.

Për më tepër, teknologjitë e energjive të rinovueshme mund të kursejnë gjithnjë e më shumë para të konsumatorëve/investitorëve, ndërkohë që eliminojnë emetimet nga lëndët djegëse fosile.

Përveç përfitimeve klimatike, burimet e ripërtëritshme tashmë ofrojnë një gamë të gjerë përfitimesh të tregut dhe shëndetit publik që tejkalojnë kostot e tyre. Megjithëse vetë ndryshimi klimatik ka një ndikim mjaft domethënës në vetë burimet e rinovueshme të energjisë. Sipas një botimi të Nature Climate Change, studiuesit kanë arritur në përfundimin se ngrohja globale do të ndikojë në të tetë teknologjitë kryesore të energjive të ripërtëritshme. Konkluzionet e paraqitura nuk japin rezultate të cilat mund të krijojnë panik por paralajmërojnë dhe nënvizojnë faktin se ndryshimet e mëtejshme në atmosferën e Tokës nuk do na e kursejnë mirëqenien tonë.

Nëse ritmet me të cilat emetohet CO2 në atmosferë do vazhdojnë të jenë të pandryshuara, bioenergjia duhet detyrimisht të pësojë një rritje të konsiderueshme. Studiuesit nga Agjencia Holandeze e Vlerësimit të Mjedisit dhe Universiteti i Utrecht bëjnë me dije se ndikimet në burimet e tjera të ripërtëritshme mund të jenë të pasigurta ose të dëmshme. Energjia hidrike dhe energjia e erës mund të bien në disa rajone dhe të rriten në të tjera, ndërsa potenciali i shkallës së energjisë diellore mund të ulet.

Megjithëse sipas studimit, rreziqet për sistemet e energjive të rinovueshme do të jenë modeste. Për një analizë më gjithëpërfshirëse, ekipi vlerësoi ndikimin e dy skenarëve të ndryshëm të ngrohjes globale, në panelet fotovoltaike, energjisë diellore të përqendruar, energjisë së erës në tokë dhe det të hapur, bioenergjisë dhe hidroenergjisë. Ata përdorën modele të përgjithshme klimatike për të hartuar në të gjithë planetin, parametrat e klimës që ndikojnë drejtpërdrejt në burimet e rinovueshme, të tilla si sasia e energjisë diellore që arrin në Tokë, temperatura dhe shpejtësia e erës. Skenari më i lartë i ngrohjes globale shkakton një ndikim më të madh në burimet e rinovueshme, por rezultatet ishin të ndryshme. Simulimet zbulojnë se zonat tropikale të botës mund të kenë një rritje të vogël të energjisë diellore PV dhe energjisë së përqendruar diellore, ndërsa do të kishte një rritje të konsiderueshme të potencialit në rajone siç janë pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara, Evropa dhe Kina lindore.

Potenciali i hidroenergjisë do të zvogëlohej në Evropën Jugore dhe pjesët jugore të Amerikës së Jugut, Afrikë dhe Australi dhe një rritje në Afrikën Lindore dhe Indi. Sipas studimit energjitë e rinovueshme sot furnizojnë 15 % të energjisë në botë. Bioenergjia formon pjesën më të madhe të burimeve të rinovueshme me 10%, e ndjekur nga hidrocentralet me 3%, me energjinë diellore, të erës dhe të tjerave që përbëjnë 2%. Deri në vitin 2040, burimet e rinovueshme mund të furnizojnë pothuajse një të tretën e energjisë në botë, sipas disa modeleve të studimit. Studime më të thelluara do të bëjnë vlerësimin e ndikimit të klimës në një nivel lokal dhe në sistemet natyrore dhe ekonomike. Studiuesit gjithashtu paralajmërojnë që gjetjet mund të jenë konservatore, sepse studimi nuk merr parasysh ngjarjet ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimi i klimës. Periudhat e gjata me erëra të qeta ose thatësirës, ose parashikueshmëria e zvogëluar e motit, mund të jenë ngërçe për sistemet e energjisë për një pjesë të madhe të burimeve të rinovueshme në të ardhmen. Sidoqoftë, rezultatet mund të jenë të rëndësishme për ndërmarrjet dhe qeveritë lokale ndërsa planifikojnë dhe investojnë në sistemet e ardhshme të energjive të ripërtëritshme. Krahasuar me teknologjitë e karburanteve fosile, të cilët janë më të mekanizuara dhe kërkojnë shumë kapital, energjitë e rinovueshme kërkojnë forcë më të madhe punëtore. Panelet diellore kanë nevojë për njerëzit për t’i instaluar ato; mullinjtë me erë kanë nevojë për teknikë dhe mirëmbajtje.

Kjo nënkupton më shumë vende të reja pune për njësi energjie nga burimet e rinovueshme.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit