2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Energji nga Stikat e Pishës

Më të lexuarat

Stikat e pishës konsiderohen si farat të sofistikuara të kuzhinës mbarëbotërore. Ato përdoren në përgatitjen e ëmbëlsirave, sallatave dhe salcës së famshme Pesto. Stikat e pishës kanë qenë një burim vlerash dhe ushqim i preferuar që nga lashtësia.

Grekët dhe Romakët e lashtë zakonisht i përzienin stikat e pishës me mjaltë, sepse njihnin vlerat afrodiziake të tyre.

Me një përmbajtje të lartë vajore, stikat e pishës konsiderohen si diçka e veçantë në shumë vende të botës. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës stikat e pishës përbëjnë një treg 100 milionë dollarësh. Ato janë shumë popullore në vendet e Mesdheut, veçanërisht në Itali ku përdoren gjërësisht në pica dhe në produktet e makaronave.

Në botë, stikat e pishës shiten edhe në rrugë të pjekura mirë dhe të paketuara në letër. Stikat e pishës zakonisht konsumohen të pjekura. Ato kanë një shije të ëmbël dhe krokante që i bën perfekte si ushqim mes vaktesh, por edhe gatime apo salca.

Profili i vlerave të sakta të stikave të pishës varion nga llojet e shumta të tyre. Kryesisht të gjitha llojet e stikave përmbajnë proteina, fibra, minerale dhe vitamina.

Pesë përfitimet kryesore të stikave të pishës, që nuk kanë të bëjnë me shijen e tyre.

1. Stikat ndihmojnë në rënien në peshë

Stikat e pishës janë një burim i pasur acidi pinoleik që në vetvete është një acid yndyror. Sipas studimeve shkencore ky lloj acidi shërben për të ndrydhur urinë duke çliruar një sërë hormonesh që të bëjnë të ndihesh i/e ngopur.

2. Mbrojnë zemrën

Stikat e pishës janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të pangopura që kanë një funksion të rëndësishëm në uljen e kolesterolit në gjak. Një gjë e tillë ul rrezikun ndaj atakut në zemër dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Stikat e pishës kanë sasi të larta të vitaminës E, vitaminës K, bakrit, hekurit dhe manganit që i japin zemrës shëndet të mirë.

3. Stikat e pishës janë të pasura me hekur

Stikat e pishës janë të pasura me hekur. Organizmi e përdor hekurin për shumë proçese thelbësore siç është rregullimi i sistemit qendror nervor dhe qarkullimit të gjakut. Bakri që është natyralisht i pranishëm në stikat e pishës ndihmon në përthithjen e hekurit nga trupi.

4. Speciale kundër moshës

Një tjetër vlerë e shtuar e stikave të pishës është fakti që ato munden të ngadalësojnë proçesin e plakjes. Kjo arrihet falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve që mbrojnë trupin ndaj dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Këto të fundit janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimin ose kur jemi të ekspozuar ndaj ndotjes siç janë pluhurat ose tymi i cigares. Stikat e pishës kanë në përmbajtjen e tyre edhe bakër që parandalon plakjen.
5. Shëndeti i syve
Stikat e pishave përmbajnë luteinë që ndihmon sytë në filtrimin e rrezeve UV dhe parandalon dëmtimet e retinës dhe shikimit në përgjithësi. Shikimi ynë përkeqësohet me kalimin e moshës dhe luteina është shumë e rëndësishme për sytë. Stikat e pishës kanë edhe beta karoten të cilin organizmi ynë e kthen në vitaminë A, që në vetvete është shumë e mirë për shëndetin e përgjithshëm të syve.
6. Japin energji
Stikat e pishës janë fantastike për të na dhënë energji. Ato janë të pasura me proteina të cilat organizmi ynë i përdor për të rregulluar indet e dëmtuar. Në botë sot alternativa më e përdorur janë pijet energjike që kanë një ndikim afatshkurtër. Stikat nga ana tjetër na ndihmojnë të jemi energjikë për më shumë kohë. Magnezi tek stikat e pishës përmirëson përdorimin e oksigjenit në favor të djegies së kalorive dhe rrit nivelet e energjisë./AgroWeb.org/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit