Përcillet nga Ebu Umame El Bahilij – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ka thënë: “
Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – alejhi selam – të thotë: ‘ Kur isha në gjumë më erdhën dy persona dhe më morën duke më kapur nga krahu, derisa arritëm tek një mal i zhveshur.
Më thanë: Ngjitu! Thashë: Nuk mundem. Ata thanë: Ngjitu se ne do të ndihmojmë! U ngjita, derisa arrita në majë të malit, e në të dëgjoj zëra shumë të fortë.
Pyeta: Çfarë janë këto zëra? Më thanë: Këto janë klithmat e banorëve të Zjarrit.
Pastaj ecëm derisa arritëm tek disa njerëz të varur nga tendinat dhe me gojë të shqyera, prej të cilave rridhte gjak. Pyeta: Cilët janë këta? Më thanë: Janë ata që e çelin iftarin përpara kohës.” Ibn
Huzejme dhe e saktësoi Albani në “Sahih et tergib ue et terhib Tha shejh Albani: Ky dënim i rëndë është për ata që agjëruan një pjesë të ditës, por e çelën përpara mbarimit të kohës, çfarë mund të jetë dënimi për ata që nuk agjërojnë fare?! Allahu na ruajtë!