Nga Dr. Erhan Türbedar
“Tregu i Arizonës”, që gjendet në rajonin autonom Brçko me një popullsi të përbërë në Bosnjë-Hercegovinë, është një shembull i suksesit pasi palët që janë përleshur në luftë kanë arritur të rimëkëmbin tregun nga aspekti i marrëdhënieve ekonomike. Arizona, që ka qenë tregu më i madh i Ballkanit për një kohë të gjatë, kohët e fundit e ka humbur tërheqjen e vjetër.
Rajoni autonom në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës përbëhet nga një popullsi prej 83.500 banorësh. 42% janë boshnjakë, 35% serbë, 21% kroatë dhe pjesa që mbetet i përket popullsive të tjera. Për ti dhënë fund përçarjes etnike të ngjallur tek populli pas luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995 dhe për të nxitur procesin e paqes, menjëherë pas luftës, filloi të mendohet mbi krijimin e një qendre të hapur me përdorim të përbashkët. Më në fund, në kuadër të vendimit të Bashkisë së Brçko-s me datë 12 maj 1997, me ndihmën e SFOR-it, Forca paqeruajtëse e NATO-s me detyrë në atë periudhë në Bosnjë-Hercegovinë, duke u pastruar një hapësirë prej 45 hektarësh nga minat, u krijua “Tregu i Arizonës”. Pas një kohe të shkurtër pas krijimit të tij tregu filloi të mbledhë tregtarë dhe biznesmenë nga hapësira e ish-Jugosllavisë.
Në Arizonë, që u kthye një nga tregjet më të mëdha të Ballkanit, vëllimi tregtarë filloi të rritet me shpejtësi. Sipas parashikimeve, në disa ditë, në këtë treg shkëmbeheshin rreth 5 milionë euro. Tregu vizitohej nga disa mijëra njerëz në ditë. Kurse në fundjavë numri i vizitorëve arrinte në dhjetëra mijë.
Ajo që e bënte këtë treg kaq popullor ishte pozicioni i përshtatshëm gjeopolitik. Arizona u krijua pranë autostradës Orashje-Tuzla në rajonin në kufi me Kroacinë dhe 20 kilometra larg rajonit ku ndërpriten kufijtë e Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Kroacisë, duke e ngjasuar atë pothuajse me një treg ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, për shkak se aktivitetet ekonomike në treg zhvilloheshin pa u regjistruar, produktet me çmimin më të ulët mund të gjendeshin në Arizona. Brenda produkteve me një çmim shumë të ulët dhe me një gamë shumë të gjerë gjithsecili mund të gjente diçka sipas kërkesave të veta.
Kur në treg filluan të shkëmbehen para me vlerë të lartë në të filloi të hyjë edhe mafia. Kështu që Arizona, e filluar si një projekt paqeje, filloi të bëhet një nga bazat më të rëndësishme së tregtisë me valixhe, kontrabandës së drogës dhe prostitucionit. Tregu fshihte në të edhe punë të pista si prodhimi i pijeve alkoolike të falsifikuara e shitje të automjeteve të vjedhura.
Për shkak të aktiviteteve të tilla të dala jashtë kontrollit përfaqësuesit e shoqërisë ndërkombëtare në Brçko vendosën të ristrukturojnë Tregun Arizona. Në këtë kuadër në vitin 2011 kompanisë së quajtur “Italproject”, e përbërë nga kapitali i Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, iu dha e drejta për modernizimin dhe administrimin e këtij tregu. Edhe pse u përjetua një vonesë, për shkak të problemeve gjyqësore në lidhje me pronësinë dhe punimet e transportit, kompania ‘Italproject”, në vitin 2004, përmbushi përgjegjësitë që i takonin sipas fazës së parë të kontratës. Në këtë kuadër u ndërtua një ambient pune prej 40 mijë e 492 metra katrorë dhe u nënshkruan kontrata për përdorimin e ambienteve të reja të punës me rreth 2 mijë e 500 biznesmenë dhe tregtarë. Edhe pse nuk janë marrë plotësisht nën kontroll aktivitetet e paregjistruara tashmë në Arizona zhvillohen aktivitete tregtare të ligjshme.
Në fazën e dytë dhe të tretë të punimeve për ristrukturimit e “Tregut Arizona”, falë hoteleve, pishinave, kopshteve, banesave dhe investimeve të tjera që parashikoheshin të ndërtoheshin, Arizona do të kthehej pothuajse “në qytet të vogël brenda qytetit”. Por për shkaqe të tilla si; pasqyrimi i taksave të marra tek produktet, përpjekja kundër ekonomisë së paregjistruar, krijimi i tregjeve rivale, pagimi i kredive nga ana e konsumatorit, Arizona filloi të humbë tërheqjen e vjetër. Për këtë arsye projektet e tjera në lidhje me tregun u pezulluan. Për shkak të krizës ekonomike globale, që filloi në vitin 2008, ndikimi edhe i përmbytjes në vitin 2014, si dhe tërheqja e klientëve nga ana e qendrave të mëdha tregtare, lajmërimet për shitje të biznesit në Arizona, kohët e fundit kanë filluar të vërehen edhe më shumë. Por përsëri tregtia në Arizona vazhdon. Nënshtetasit e Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë vazhdojnë të shkojnë në këtë treg për të blerë. Në Arizona, krahas tregtarëve boshnjakë, serbë dhe kroatë mund të hasni edhe në tregtarë kinezë turq dhe shqiptarë./ trt