2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

ENDE PROBLEM ME PUNË DINJITOZE

Më të lexuarat

“Dita Botërore për Punë Dinjitoze” e gjen Kosovën me probleme të shumta rreth punësimit dhe punës dinjitoze. Kështu ka thënë Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në shënimin e kësaj dite në Kosovë.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se në tregun kosovar brenda vitit dalin afro 25 mijë kuadro të reja, të përgatitura për tregun e punës.

Sipas tij, Kosova ende ballafaqohet me probleme të shumta sa i përket punësimit dhe punës dinjitoze.

“Ju e dini që vështirësitë janë të mëdha në punësim, sidomos të të rinjve. Ju e dini se në Kosovë çdo vit dalin afro 25 mijë kuadro të reja, të përgatitura për një vend pune. Prandaj, pikërisht edhe kjo ditë kur po shënohet ka të bëjë me këtë problem që e kemi, sepse problemet janë të shumta për një vend pune për një të ri që nesër e kërkon”, ka thënë ai.

Kurse,drejtori i Departamentit për Rini në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhevat Bajrami, ka thënë se edhe MKRS-ja i është bashkëngjitë këtij aktiviteti kur dihet se Kosova ka një popullsi të re dhe çështja e punësimit dhe punës dinjitoze i atakon më së shumti të rinjtë.

“Prandaj nuk është rastësisht që bashkë organizatorë jemi edhe ne si Ministri e Kulturës, gjegjësisht si Departament i Rinisë, kur dihet që Kosova ka një popullsi të re dhe më së shumti tregu i punës i atakon të rinjtë. Prandaj, edhe ne kërkojmë që të zbatohen të gjitha rregullativat ligjore që janë të aprovuara në parlamentin e Kosovës lidhur me punën dinjitoze, që të mos ketë diskriminim. Dihet se edhe në Deklaratën e Kombeve të Bashkuara, në nenin dy thuhet se duhet të ketë punë të dinjitetshme për çdo të ri që i ofrohet punë ose çdo punëtori”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gjithashtu, në shënimin e kësaj dite janë organizuar edhe disa aktivitete, siç është ai për shpërndarjen e fletushkave, të cilat tregojnë për të drejtat e të rinjve për punë dhe gjatë punës, në mënyrë që ata t’i kenë së paku informacionet bazë rreth punës dinjitoze.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit