-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ende asnjë subjekt politik nga veriu s’ka aplikuar për certifikim

Më të lexuarat

Miradije Mavriqi, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ tha se asnjë subjekt serb nga veriu i Kosovës nuk ka dorëzuar kërkesë për çertifikim deri të mërkurën pasdite.

Afati i fundit për certifikim është mesnata e së mërkurës, njofton Zhurnal.

“Prej këtyre 81 subjekteve që e kanë dorëzuar kërkesën për çertifikim, 23 janë parti politike, 2 koalicione, 11 kandidat të pavarur dhe 45 nisma qytetare. Prej tyre ka subjekte serbe prej pjesëve të tjera të Kosovës, por jo prej Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut apo Leposaviqit”, ka thënë përmes telefonit Mavriqi.

Zyra që udhëhiqet nga Miradije Mavriqi do të vazhdojë të pranojë kërkesa për çertifikim deri në mesnatë, kur skadon afati për këtë gjë. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit