4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ende asnjë rezultat për gjetjen e trupit së Sead Alushit

Më të lexuarat

I riu Sead Alushi nga Suhadolli ka më shumë se dy javë që është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Ndonëse po dyshohet se ai ka rënë në lumin Ibër kërkimet për gjetjen e të riut janë duke vazhduar por pa ndonjë rezultat. 
 
Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti ka thënë për Indeksonline se në kërkimin e të riut janë angazhuar shumë njësite të zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, dhe duke përfshirë nga Prishtina, përkatësisht ekipi i zhytësve.
 
“Ende nuk ka ndonjë rezultat sa i përket trupit të Sead Alushit. Gjurmimet janë duke vazhduar që nga zhdukja e tij. Dy trupa të tjerë janë gjetur por asnjë e re lidhur me Seadin”, ka thënë Hoti.
 
Ai ka thënë se që nga zhdukja e të riut në lumin Ibër janë gjetur dy trupa të cilët dyshohen të kenë kryer vetëvrasje.
“Dy trupa të tjerë janë gjetur, ata dyshohet të kenë kryer vetëvrasje që tre muaj”, ka thënë Hoti
.
Hoti ka bërë të ditur se tri barka dhe zhytësit janë vazhdimisht në ujë duke u munduar ta gjejnë trupin e Sead Alushit të zhdukur prej më shumë se dy javësh. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit