3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Emri i tij është Muhamed

Më të lexuarat

Jusuf (Joseph) Estes
Ndoshta ti që lexon këto rreshta mund të jesh i krishterë, protestant, katolik, hebre, ateist e shumë çfararë.
Mund të jeshë me prirje komuniste, por mund të jeshë dhe nga ata të cilët mendojnë se demokracia është sistemi që duhet të drejtojë qytetërimet.
Megjithatë, kushdobqoftë besimi yt, e sido qofshin pikpamjet e tua politike dhe sociale, sërisht ju duhet të dini se cili është ky njeri (Muhamedi).

Për gjatë historisë bota ka njohur shumë personalitete të mëdha, megjithëse ato kanë shkëlqyer në një drejtim të veçantë, dikush ka qënë mendimtar, një tjetër pushtetar, një i tretë ushtarak e kështu me rradhë.
Megjithatë vlera dhe roli i një numri të madh të këtyre njerëzve përgjatë shekujve është venitur, dhe njerëzit nuk kanë treguar interesin e dikurshëm për ta si dhe nuk i kanë njohur shumë nga detajet e jetës së tyre.

Porse gjërat nuk janë të njëjta me Muhamedin –paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të-, i cili ka arritur suksese të pa numërta dhe në fusha nga më të ndryshmet. Për gjatë gjithë kohërave ai ka qënë një kandil ndriçues për mbarë njerëzimin. Është shënuar dhe regjistruar me kujdesin më të madh dhe besnikërinë më të lartë çdo imtësi e jetës së tij, qofshin fjalë apo vepra dhe kjo me një saktësi e cila i ka shtangur shumë studiues, madje edhe ata që nuk e kanë patur për zemër.

Muhemedi u mësoi njerëve fenë, ishte shembull gjenial në moral, inovator në çështjet shoqërore, një mik i shtrenjtë, bashkëshort i dashur, dhe prind gjenial; imagjino që të gjitha këto cilësi ishin të mledhura në një person të vetëm Muhamedin, gjë që e bën atë një personalitet të preferuar nga çdo kush.

Ai ka qënë dhe vazhdon të jetë njeriu më i mirë i cili ka shkelur këtë tokë. U përcolli njerëzve shpalljen hynore, ndërtoi shtet dhe ngriti një popull. Ai vendosi bazat e moralit dhe bëri të gjitha përpjekjet për përmirësimin dhe ngritjen e nivelit të shoqërisë. Në këtë mënyrë ai arriti të vendosë themelet e virtyteve dhe vlerave humane në një shoqëri të vështirë, arriti të ndryshonte mënyrën e të menduarit dhe perceptimit, duke bërë që bazat dhe themelet që ai skicoi për njerëzimin, të kenë ndikim sot e kësaj dite.

Muhamedi –paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të-, ka lindur para 1400 vitesh, pasi iu shpall profetësia, filloi ti ftonte njerëzit të adhuronin Zotin e vetëm, duke iu nënshtruar dhe përulur vetëm Atij me sinqeritet dhe devotshmëri.

Ndaj dhe fjala Islam në gjuhën arabe, ka kuptimin: “Përulje dhe nënshtrim ndaj Zotit”.

Profeti Muhamed –paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të-, e filloi përçimin e shpalljes hynore pasi i mbushi 40 vjeç, ndërkohë që u largua nga kjo jetë pasi i mbushi 63 vjeç. Përgjatë kësaj kohe të shkurtër, në 23 vite profetësi, ai arriti të ndryshonte pamjen e gadishullit arabik, nga njerëz pagan, në njerëz të cilët adhurojnë Allahun –Zotin e vërtetë- një të vetëm e pa shok. I shndërroi nga njerëz dhe fise që luftonin për çështje të rëndomta, në një shoqëri solide dhe të lidhur me njëri-tjetrin, të cilët sensibilizoheshin dhe i gjendeshin njëri-tjetrit. I nxori ata nga shthurja dhe jeta pa qëllim, në një jetë plot kuptim dhe e mbushur plot ambicje, virtyte dhe vlera të pa shembullta.

Historia njerëzore nuk ka njohur ndryshim të tillë të një populli, madje shpesh duket e paimagjinueshme që në një kohë kaq të shkurtër, të ndodhnin ndryshime kaq të mëdha.
Muhamedi –paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të-, ishte një njeri i zakonshëm, porse ai barte një mesazh madhështor, ku më e rëndësishmja ishte unifikimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të vetëm të vërtetë dhe orientimin drejt një jete të denjë dhe në përputhje me urdhërat e Zotit.

Ai gjithmonë e cilësonte veten si “robi i Zotit dhe i dërguari i Tij” dhe të gjitha sa thamë, ai i konkretizoi të gjitha dhe në një mënyrë të shkëlqyer.

Sot pas plot 14 shekujve, historia dhe mësimet e Muhamedit –paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të-, vazhdojnë të jenë të freskëta, ato ende dhurojnë shpresë në kurimin e problemeve të shoqërisë dhe kjo nuk është thjesht një pretendim, përkundrazi, është një fakt të cilën historia vazhdon ta faktojë dhe pasqyrojë pareshtur.

E pakta gjë që mund të bëjë një njeri me logjik sikur ju, është që të qëndrojë disa çaste dhe të pyesi veten: nëse këto fakte janë të vërteta, a nuk është një humbje e vërtetë që ti të mos kesh dhe njohurinë më të vogël për Muhamedin –paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të-. A nuk mendon se ka ardhur koha që ti ta ndërmarësh këtë sfidë, në mënyrë që ta njohësh këtë njeri kaq të madh?

Të jesh i sigurtë se kjo nuk të kushton kurrgjë, përkundrazi kjo mund të jetë dhe fillimi i një jete të re për ty; një jete të cilën nuk e ke imagjinuar dot se mund ta jetosh!
Ne të ftojmë që ti ta zbulosh dhe ta njohësh këtë njeri të madh, Muhamedin -paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të-, personin që nuk ka shkelur tokën sikur ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit