5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Emri i çdo shteti në botë i shpjeguar, sipas gjuhës së tyre

Më të lexuarat

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë kuptimi ka emri i një shtetit? Çfarë do të thotë në të vërtetë? Kjo hartë i ka të gjitha përgjigjet. Tregon shpjegimin historik të emrit të çdo vendi, nisur nga gjuha që është folur në to që nga kohët më të hershme.

Shumë faktorë duken se kanë influencuar në emrin e shteteve, duke filluar që nga pozicioni gjeografik, klima apo natyra. Për shembull, Andorra do të hotë: “Vend i mbuluar nga shkurret”, ndërkohë që Spanja është “Vendi që ka shumë lepuj”. Pra duket qartë që emri i tyre është vendosur në varësi të karakteristikave natyrore. Njësoj siç është dhe emri i Shqipërisë, që përkthet “Vend i shqiponjave”, por sigurisht ju këtë e dini.

Në disa raste, emri i shtetit i është vënë nga njerëzit që jetojnë aty, për shembull Maqedoni do të thotë: “Vendi i njerëze të gjatë”. Ndërkohë disa vende kanë emra poetikë dhe shembull për këtë mund të marrim shtetet e Amerikës së Jugut. Argjentina do të thotë: “Toka që shtrihet në anë të lumit të argjendë”. Po që Venezuela do të thotë “Venecia e vogël” e dinit? Gjithsesi ka dhe emra shtetesh si Papua New Guinea, që përkthehet “Njerëz me flokët kaçurrrela”, që duket sikur i kanë rënë shkurt. Francezët duhet të jenë krenarë për emrin që mbajnë, pasi Francë do të thotë: “Vend i njerëzve të fortë”..Po pra.

SHBA fiton çmimin si emri më i dukshëm nga të gjithë, sepse tashmë të gjithë e dinë që do të thotë  :”Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kjo hartë është krijuar nga “Credit Card Compare” dhe jo vetëm që jep më shumë informacion për çdo vend të botës, por ka potencialin për ta bërë udhëtimin drejt këtyre destinacioneve më interesante, sepse nëse do jeni duke shkuar drejt Kinës mund ti thoni të gjithëve që po shkoni në “Mbretërinë e Mesme”. Bukur ë?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit