1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Emocionuese: Djali afgan vallëzon pasi merr këmbën e tij të re protezë

Më të lexuarat

Një djalë pesë vjeçar në Afganistan që humbi këmbën e tij kur ai ishte vetëm një foshnjë, së fundi ka marrë një protezë dhe reagimi për këmbën e tij të re është bërë virale në internet.

Videoja e djaloshit që kërcen me këmbën e tij protezë ishte postuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të Afganistanit, i cili ndau edhe disa histori të tij.

“Ahmad Rahman humbi këmbën në një minë tokësore në provincën Logar kur ai ishte vetëm 8 muaj”, tregon organizata në Facebook.

“Pas marrjes së gjymtyrës artificiale në qendrën tonë ortopedike, ai shpreh emocionin e tij me një valle dhe buzëqeshje në fytyrë”.

Videoja mori më shumë se 12,000 shikime në më pak se 12 orë.

“Rahman u plagos gjatë luftës midis qeverisë dhe talebanëve në fshat”, tha për CBS Neës, Roya Musaëi, zyrtare e marrëdhënieve me publikun për ICRC në Afganistan.

Ai humbi këmbën dhe një nga motrat e tij u plagos rëndë në sulm.

Që atëherë, Rahman ka udhëtuar në Qendrën Ortho të Afganistanit të ICRC-së në Kabul për protezën e tij. Videoja e atij vallëzimi u xhirua nga fizioterapeuti i tij, Mulkara Rahimi, pasi Rahmani mori këmbën e tij.

Rahman është vetëm një nga 46,194 pacientë në Afganistan me amputime. 131,790 të tjerë kanë aftësi të kufizuara të ndryshme, sipas një raporti të KNKK-së. Organizata jo vetëm që ofron trajtim dhe prosthetikë për pacientët me aftësi të kufizuara, por edhe programe sociale dhe atletike – si basketbolli i karrocave me rrota.kk

https://youtu.be/5PeYWwP4OOY

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit