ANKARA (AA) – Emiri i Katarit Sheiku Temim bin Hamed Al Thani sot do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra për media e Presidencës turke thuhet se në kuadër të vizitës së tij Emiri i Katarit do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Gjatë takimit pritet që të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha dimensionet dhe të shkëmbehen mendimet për çështjet rajonale.