Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar disa anëtarë të një grupi të dyshuar për terrorist, i cili, siç thuhet, ka planifikuar sulme.
Mësohet se arrestimet janë rezultat i një aksioni të përbashkët me Arabinë Saudite.
Te të arrestuarit janë gjetur “materiale dhe pajisje të destinuara për operacione terroriste”, njofton agjencia VAM, duke cituar njoftimin e autoriteteve të rendit.
Burimi i njëjtë thotë se të dyshuarit kanë planifikuar sulme në Emirate dhe Arabi Saudite”.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë eksportues i madh i naftës dhe aleat kyç i Perëndimit në rajon. Në muajin shtator janë kapur mbi 60 persona të dyshuar për përpjekje për të përmbysur regjimin dhe për të krijuar një shtet islamik.