Avio-kompania ‘Fly Emirates’ nga Dubai lajmëron se ka rritur flotën e saj në 44 aeroplan Airbus A380, pasi iu dorëzuan edhe dy super-humbo të ri, të cilët u futën menjëherë në funksion të shtunën.
“Emirates kanë pranuar fluturaken e 43-të dhe të 44-të, nga punishtja e Airbus në Hamburg të Gjermanisë”, njoftoi kjo avio-kompani përmes një deklarate.
“Nga pikëpamja e një operatori, aeroplani A380 vazhdon të jetë një prej aeroplanëve më eficient për nga shpenzimi i karburanteve për ulëse”, thuhet tutje.
Emirates, si avio-kompania e cila po zgjerohet shpejt, lajmëroi gjatë Panairit të Fluturimeve në Dubai, që u zhvillua muajin e shkuar, se ka porositur 50 fluturake të reja të Airbus A380, në vlerë prej 23 miliardë dollarë.
Me këtë porosi, ajo merr statusin e kompanisë më të madhe, e cila vepron vetëm me kapacitete të brendshme, që operon me aeroplanët e ri dy-katës të Airbus.