1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Emilie

Më të lexuarat

Nuk dëshiroj ta quaj veten të konvertuar-ishte më shumë se kjo, sikur unë vendosa se ky ishte momenti kur jeta ime do të drejtohej përpara. Supozoj se kjo ishte arsyeja pse disa njerëz e përdorin termin rikthim. Unë vetëm dëshiroj të mendoj se përfundimisht e realizova atë që e kisha besuar gjithë kohën.
Kam lindur si katolike dhe gjithmonë kam qenë shumë religjioze. Pas takimit të një shoqeje nga Pakistani në vitin e parë të kolegjit unë u interesova për mësimin e Islamit. Studiova Islamin dhe gjuhën arabe përmes disa kurseve dhe përfundimisht studiova në Kairo për një semestër.
Deri atëherë nuk e dija sigurt ku përqëndroheshin interesimet e mia.
Në kolegj, profesorët tanë e përdornin përkthimin e Kur’anit në gjuhën angleze, siç edhe mund të mendohej. Në orët e mia të mësimit në Kairo, ishte hera e parë që e kisha kopjen e Kur’anit në gjuhën arabe dhe angleze krahpërkrah. Leximi i gjuhës arabe vërtet ndryshoi diçka në zemrën time dhe më bëri që të besoj se unë isha muslimane.
Unë e kam respektuar gjithmonë Islamin dhe kam menduar se ishte i mrekullueshëm dhe ndihesha se kisha një lidhje me të, por derisa nuk e lexova Kur’anin fisnik nuk e dija se çka duhej të bëja.
Unë gjithashtu dëshiroja të isha në një vend musliman ku religjioni luan rolin kryesor në jetën ditore-larg nga klithmat e Shteteve të Bashkuara.
E doja se vërtet çdo gjë i kthehej Zotit me përmendje të vazhdueshme përmes bisedës-qoftë ajo elhamdulilah pas kalimit të rrugës pa problem ose të thënit ditën e mirë me ‘shihemi më vonë, Insh’Allah’-roli që luante Zoti në jetët e tyre kishte ndikim të madh në mua.
Kur përfundimisht vendosa se vërtet mund ta bëja këtë-nuk kishte asnjë problem që mund të më ndalonte të bëhesha muslimane. Nxitova që të mësoj nga Kur’ani aq sa më duhej për t’u falur dhe falënderimi i takon Allahut, këtë vit e kam agjëruar Ramazanin e parë.
Nuk ishte gjithmonë lehtë, siç nuk dija çka t’iu them shumë njerëzve në fillim, por secilit që i kam treguar më ka mbështetur, mashaAllah. Ende nuk i kam treguar familjes sime sepse nuk e di se si do të reagojnë por insh’Allah do ta gjej mënyrën për t’iu thënë atyre shumë shpejt dhe do të më kuptojnë. Islami më ka thirrur për një kohë të gjatë por m’u deshën pothuajse tri vjet për ta zbatuar atë-elhamdulilah përfundimisht e bëra.
Emilie

www.muslimconverts.com
Përktheu: Fexhrie Kaçiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit