Policia dhe protestuesit janë përleshur në qendër të Parisit gjatë fundjavës së tretë të protestave të atyre që njihen tani si jelekët e verdhë e që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit.
Disa protestues sulmuan dyqane të ndryshme, që për grupe të vogla anarkiste janë simbol i kapitalizmit dhe shfrytëzimit të klasës punëtore.
Në një video e shpërndarë në rrejte-sociale shihet se si disa protestues tentojnë të thyejnë një dyqan ne qendër te Parisit.
Teksa ata godasin me gjësende dëgjohet njeri duke bërtitur: “No, no, haram, haram” i cili tenton t’i ndalojë protestuesit.
Sipas mediave franceze, personi në fjalë ishte një shtetas francez me origjinë algjeriane.
https://www.facebook.com/GizliDosya06/videos/361539687937894/