Media është gjithmonë në kërkim të lajmit të keq, dëgjojmë të thuhet shpesh. Kjo është një nga arsyet se përse ka kaq shumë lajme të zeza nga komuniteti shqiptar në Greqi.
Megjithatë, një lajm interesant po raportohet nga mediat greke të rajonit të Kretës.
Prej ditësh, zona të tëra të Kretës janë përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm që kanë sjellë edhe përmbytje të shumta.
Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave është shembur edhe një urë historikë në Alikianos.
Ura Keritis ishte ndërtuar në vitin 1908.
Por një grup emigrantësh shqiptarë në Kretë janë ofruar për të restauruar urën historike, shkruan ZarpaNews.
Vullnetarët shqiptar i kanë dërguar një letër këshillit bashkiak të Platanias duke shprehut gatishmërnë që Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Chania të rregullojë sërish urën e famshme për të siguruar që ajo është e sigurt për komunitetin.