Emigrantët e shpëtuar nga organizatat joqeveritare nuk do të lejohen në Itali. Këtë e ka komunikuar vetë ministri i Brendshëm Matteo Salvini, i cili shpesh ka akuzuar OJQ-të për nxitjen e trafikimit të emigrantëve.
Ai tha për Corriere della Sera se këto OJQ nuk janë më “të ligjshme”. Mijëra emigrantë, kryesisht nga vendet afrikane, kanë arritur në Itali. Numri është 95% më i ulët se në kulmin e krizës në 2015, thotë BE, por filloi të rritet përsëri kohët e fundit.
Vendimi i Salvinit vjen vetëm një ditë pas Samitit të BE-së ku u vendos që kampet e emigrnatëve të ngrihen brenda vetë BE-së.
Disa shtete të Evropës Qendrore kanë refuzuar ndërkohë skemën e BE-së për të zhvendosur 160,000 refugjatë nga kampet e mbipopulluara në Greqi dhe Itali.
Salvini postoi një imazh në Facebook, ku duket ai dhe një barkë shpëtimi mbi të cilën qëndron hastagu #Mbyllimportet.
Në mesazhin e tij lexohej: “Ndalim mafien e trafikimit njerëzor: sa më pak që të nisen, aq më shumë do të zhduken”.
Italia është ankuar për mungesën e solidaritetit dhe qeveria e re ndezi një krizë më parë këtë muaj kur nuk lejoi një varkë të mbushur me emigrantë,të ankorojë. Spanja pranoi t’i merrte ato pas disa ditësh në det.
Marrëveshja e Samitit të Brukselit parashikon krijimin e qendrave të sigurta për të marrë emigrantë në vendet e BE. Emmanuel Macron Presidenti i Francës, për shembull, tha disa orë pas marrëveshjes që kampet do të jenë në vendet ku emigrantët mbërrijnë fillimisht – të tilla si Italia dhe Greqia, por jo Franca. Ndërkohë Salvini nga Italia këmbëngul që kampet të ngrihen kudo në BE.