2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Embargot dhe kufizimet mbi Qipron Turke duhet të hiqen sa më parë”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se tashmë vendet e Bashkmit Evropian nuk duhet të fshihen pas problematikës së Qipros

ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se tashmë vendet e Bashkmit Evropian nuk duhet të fshihen pas problematikës së Qipros, raporton Anadolu Agency (AA).

“BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin e saj pas referendumit të vitit 2004. Tashmë embargot dhe kufizimet mbi Qipron Turke duhet të hiqen sa më parë. Madje kjo nuk është njerëzore. Në këtë epokë anëtarësoni një palë që nuk e meriton, ndërsa palës tjetër i ushtroni presion. Zbatoni sanksione jo njerëzore. Kjo nuk është e drejtë”, tha ai.

Ministri Çavuşoğlu pas takimit me ministrin e Jashtëm të Estonisë, Sven Mikser në ndërtesën e ministrisë kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Çavuşoğlu ka vënë në dukje se në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe kanë diskutuar mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka shprehur kënaqësinë që ka pritur në takim Mikser.

Më tej Çavuşoğlu ka përgëzuar për marrjen e Presidencës së radhës të BE-së nga Estonia më 1 korrik dhe ka bërë të ditur se presidenca e radhës nga Estonia do të jetë një periudhë intensive dhe aktive.

Ai ka vënë theksin se në vitin e fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së kanë kaluar në një periudhë jo të lehtë dhe ka shtuar se takimet e zhvilluara nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan kanë shërbyer në hapjen e një faqe të re në marrëdhëniet.

“Turqia në përiudhën e ardhshme do të tregojë përpjekje që marrëdhëniet me BE-në të përparojnë më tej dhe se kjo përpjekje duhet të jetë e ndërsjellë”, ka thënë Çavuşoğlu.

Duke cekur Konferencën e Qipros të zhvilluar në Zvicër dhe që përfundoi pa rezultat, Çavuşoğlu tha se “Problemi i Qipros ka qenë gjithmonë një pengesë përpara nesh. Por, në Crans-Montana doli në mënyrë të qartë se kush e dëshironte dhe kush nuk e dëshironte zgjidhjen e problemit të Qipros. Gjithashtu e kanë vërejtur në mënyrë të qartë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe BE-ja”.

“Tashmë vendet e Bashkmit Evropian nuk duhet të fshihen pas problematikës së Qipros. BE-ja nuk ka mbajtur premtimin e saj pas referendumit në vitin 2004. Tashmë embargot dhe kufizimet mbi Qipron Turke duhet të hiqen. Madje kjo nuk është njerëzore. Në këtë epokë anëtarësoni një palë që nuk e meriton, ndërsa palës tjetër i ushtroni presion. Zbatoni sanksione jo njerëzore. Kjo nuk është e drejtë por ne në proceset në vijim jo vetëm çështjen e Qipros por edhe në çështjet e tjera dëshirojmë të vazhdojmë marrëdhëniet me BE-në. Këtu nga BE-ja presim sinqeritet”, deklaroi Çavuşoğlu.

Shefi i diplomacisë turke ka shtuar se Estonia që nga fillimi e deri më tani ka mbështetur procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe se gjithmonë ka patur kritika konstruktive ku në shumë platforma ka vënë në dukje rëndësinë e Turqisë për Evropën.

Më tej Çavuşoğlu duke cekur tentativën e grusht shtetit më 15 korrik tha se Estonia ka qenë një nga vendet që ka dhënë mbështetjen më të fortë për Turqinë pas tentativës për grusht shteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit