0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Email për Shqipërinë Clinton-it, George Soros i shkruan 2 ditë pas 21 Janarit

Më të lexuarat

Në publikimin e email-eve të Hillary Clinton-it, ish-Sekretares amerikane të Shtetit dhe aktualisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka shpëtuar as Shqipëria.

Prestigjiozja “Washington Post” ka botuar gjatë së hënës një artikull ku flitet për një email që Clinton, nëpërmjet këshilltarëve të saj, ka marrë nga manjati George Soros, më 23 Janar 2011, vetëm dy ditë pas demonstratës së 21 Janarit në Tiranë. Një email që sipas “Washington Post”, provon lidhjet e forta të Clinton-it me donatorët e fushatës së saj.

Në këtë email, Soros bën një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë dhe kërkon ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian për të stabilizuar situatën në Shqipëri, pasi siç shkruan ai, “situata është shumë e tensionuar”.

Në email-in dërguar Sekretares së Shtetit, Clinton në atë kohë, Soros propozon që t’i bëhet thirrje e menjëhershme Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës në atë kohë, Edi Rama, që të ndalin protestat e ardhshme dhe të tërhiqen nga deklaratat që nxisin revoltë. Ndërsa pika e dytë, e cila sipas George Soros duhet të bëhet në mënyrë urgjente, është caktimi i një ndërmjetësi ndërkombëtar nga SHBA-ja dhe BE-ja, për të ulur në tryezë dy partitë. Ai propozon tre emra, që sipas tij janë më të përshtatshëm për këtë funksion, transmeton Top Channel.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka muaj që ka nisur debati për përdorimin e email-it personal në kohën që Hillary Clinton ka qenë Sekretare Shteti. Madje, ajo është akuzuar për mos përdorimin e email-it zyrtar. Kjo çështje u bë edhe më e debatueshme kur zonja Clinton priste që të shpallte kandidaturën e saj për presidente brenda radhëve të demokratëve, e cila deri më tani është edhe emri më i favorizuar në radhët e partisë së Presidentit Obama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit