0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Elvis Pistën e vranë “biznesi, Posta dhe politika”

Më të lexuarat

Është bërë gati një vit që nga vrasja e ish-kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista, dhe Prokuroria e Shtetit ende nuk ka identifikuar asnjë person si të dyshuar për vrasjen e tij.
 
Pavarësisht se menjëherë pas vrasjes kishin filluar hetime intensive për ndriçimin e rastit, prokuroria nuk ka arritur ta ndërtojë ende një profil të vrasësit dhe shkaqet që kanë çuar te vrasja, raporton KTV.
 
Familjarët pretendojnë se Elvis Pista u vra nga politika.
 
Motra e tij, Beatrisa Pista, ka folur edhe për hetimet që janë zhvilluar për gati një vit të tërë.
 
Ajo thotë se shumëçka ndodhet në notesin që Elvis Pista e mbante në xhep, e i cili nuk u gjet asnjëherë nga organet hetuese.
 
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista, është vrarë qershorin e vitit të kaluar, derisa po largohej nga një restorant në Rahovec, transmeton Koha.net.
 
Mbrëmjen tragjike Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij dhe bashkë me të ishte edhe një mik, i cili më pas u mor në pyetje nga policia dhe gjithçka mbeti me kaq, së paku për publikun.  
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit