0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Elkos Group” ia mësyn PTK-së

Më të lexuarat

Një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë, “Elkos Group” nga Peja, po bëhet gati t’ia mësyjë privatizimit të 75 përqindëshit të PTK-së. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media e lëshuar nga kjo kompani.

“Bordi i kompanisë sonë mori vendim që së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë të jetë pjesë e procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Ky vendim është marrë duke synuar që të arrihet sukses për kompaninë në fjalë dhe po ashtu për Kosovën. Një sukses të tillë e ka arritur vetëm Kroacia në Ballkanin Perëndimor, duke arritur të privatizoj Telekomin kroat dhe të ruaj 49 për qind të aksioneve nga kompanitë vendore”, thuhet në komunikatën e “Elkos Group”.

Komisioni qeveritar për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës, ka prezantuar muaj më parë këshilltarin e ri të transaksionit dhe planin për implementimin e privatizimit të PTK-së. Këshilltari i transaksionit, i përbërë nga përfaqësuesit e kompanive “Lazard Fereres S.A.S.” dhe “Raiffeisen Investment”, ka shprehur bindjen se PTK-ja si kompani është atraktive për investitorë seriozë dhe se tregu i telekomit në nivel global ka vazhduar të gjenerojë të hyra të mëdha. Në planin kohor të prezantuar nga këshilltari i transaksionit, shitja e PTK-së pritet të ndodhë brenda vitit 2012.kohaislame

Privatizimi i PTK-së kishte filluar dy vite më parë, kurse Telecom Austria e Deutche Telecom kishin pasur gjasat më të mëdha që të blinin 75 për qind të aksioneve. Por, tenderi ishte anuluar nga Qeveria e Kosovës pasi që Deutche Telecom ishte tërhequr dhe në garë kishte mbetur vetëm një kompani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit