Elektorati i BDI-së po shpërndahet tek partitë e tjera
Kjo bëhet e ditur nga burime pranë nismave të reja politike, të cilat bëjnë të ditur se për çdo ditë vijnë anëtarë të BDI-së, të cilët kërkojnë përfshirjen e tyre.
Por nga ana tjetër edhe anëtarë militantë të partisë së Ali Ahmetit theksojnë se asnjëherë nuk do të votojnë këtë parti dhe janë të zhgënjyer tejmase. “Unë kurrë më nuk i votojë. Ata nuk e meritojnë votën time, sepse doli fytyra e vërtetë.
Të rrish me Gruevskin dhe të thuash se kemi marrëdhënie kualitative me VMRO-DPMNE, është më shumë se turp. E kuptojmë pushtetin, por të shkohet skajshmërisht për të mbajt karrigen në dëm të popullit, kjo është tradhëti”, thekson për INA, një ish-anëtarë i kryesisë së BDI-së, i cili për motive personale nuk dëshiron të dal me emër.
Ai thekson se do të ketë pasoja indirekte në rast se deklarohet publikisht dhe mund të pësojnë fëmijët e tij.
Por edhe aktivistë partiak të BDI-së që janë me lëvizjet e reja theksojnë se po kanë probleme me militantë të caktuar dhe njerëz të “shefave” dhe “komandantëve” lokal të cilët i kërcënojnë për pasoja.
Nga ana tjetër mësohet se nëpër disa degë janë aktivizuar militantë partiak, të cilët janë të urdhëruar që të shpërndajnë propagandë për BDI, duke krijuar opinion në popull se nuk ka alternativë tjetër, se duhet votuar kjo parti dhe shantazhime tjera. /almakos