-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Elefantët në zhdukje të shpejtë, rreth 20 mijë vriten për çdo vit

Më të lexuarat

Tregjet jo të rregullta të fildishit të përhapura në vendbanimet humane në shumë vende afrikane po godasin popullsinë e elefantëve. Besohet se në mungesë të përpjekjeve për ruajtjen dhe kontrollin e tyre, elefantët mund të zhduken deri në fund të dekadës së ardhshme.

Menaxher i ushtrimit të botës së egër i Fondit Botëror të Kafshëve të Egra (WWF), Marsden Momanyi, thekson se rreth 20 mijë elefantë afrikanë vriten çdo vit për fildishin e tyre. Siç thotë ai, për çdo ditë mesatarisht vriten 55 elefantë shkaku i etjes së pashuar për produktet e fildishit.

Vlerësimet tregojnë se tregtia e paligjshme e kafshëve të egra ka rezultuar si krimi i katërt më i madh i organizuar ndërkombëtar, me një vlerë prej 18 miliardë dollarë në vit.

Elefantët e njohur si ‘xhumbuj pylli’ janë jetik për ekosistemin dhe biodiversitetin.

Momanyi, i cili foli me rastin e Ditës Botërore të Elefantëve që shënohet çdo vit më 12 gusht, thotë se elefantët ndihmojnë në mirëmbajtjen e pyjeve dhe ekosistemeve të savanës për speciet e tjera dhe janë integrale për biodiversitetin.

Eksperti i kafshëve të egra beson se të paktën një e treta e specieve të pemëve kanë nevojë për elefantët për të shpërndarë farat e tyre.

Momanyi tha se gjuetia e papërmbajtur nga lakmia për fildish dhe humbja e mjedisit ku jetojnë kafshët janë dy kërcënime të mëdha për popullsinë e elefantëve. Për më tepër, sipas tij, problemet e qeverisë në vende të ndryshme afrikane po godasin po ashtu elefantët.

“Rreth 90 për qind e elefantëve afrikanë janë zhdukur në shekullin e kaluar, kryesisht për shkak të tregtisë së fildishit”, tha Momanyi.

Magjepsje për kërcënimin më të madh të fildishit

Edhe pse shumica e vendeve kanë marrë masa të rrepta, njerëzit vazhdojnë të magjepsen në shfaqjen e bizhuterive, statujave, mobiljeve, instrumenteve muzikorë, armëve, topave të bilardos, pikturave miniaturë dhe sendeve të tjera dekorative në dhomat e tyre.

“Që nga Lufta e Dytë Botërore, shumica e tregtisë ndërkombëtare ka shkuar në Azi, krahasuar me Evropën dhe Amerikën e Veriut”, tha Momanyi.

Ai shtoi se Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare për Speciet e Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES) në vitin 1989 ka vendosur një ndalim të tregtisë së fildishit.

Elefantët nuk janë vetëm pjesë e importit të biodiversitetit, por kanë rëndësi historike kulturore në të gjithë Azinë dhe Afrikën. Për shumë kultura, elefanti po ashtu është një kafshë ekzotike. Hindusët e kultit Ganesha, hyjni që ka një formë njerëzore dhe kokën e një elefanti.

Sipas Rrjetit të monitorimit të tregtisë së kafshëve të egra (TRAFFIC), elefantët afrikanë janë speciet më të kërkuara për gjuetarët, pasuar nga pangolinat, rinotat afrikane, tigrat dhe abaloni.

Momanyi tha se WWF punon për të konservuar elefantët në Azi dhe Afrikë, përmes programeve specifike për të përmirësuar mbrojtjen dhe aftësinë e menaxhimit të elefantëve. Programi përfshin mënyra për të lehtësuar konfliktin njeri-elefant dhe për reduktuar gjuetinë dhe tregtinë e paligjshme të fildishit.

“Ata (WWF) po ashtu trajnojnë menaxherët e kafshëve të egra dhe komunitetet lokale, duke përdorur metoda për të rritur mbështetjen dhe ndërgjegjësimin e publikut”, tha Momanyi.

WWF u themelua në vitin 1961 si një organizatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve, për të punuar në bashkëpunim me grupet ekzistuese të mbrojtjes dhe për të sjellë mbështetje të konsiderueshme financiare për lëvizjen e konservimit ndërkombëtarisht./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit