3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

“El Hilal”-i në Tabanovc me refugjatët

Më të lexuarat

Që nga momenti kur u kriza me emigrantët u shfaq në Maqedoni, Organizata Humanitare “El Hilal” vazhdimisht është në vend të ngjarjes duke i ndihmuar refugjatët me veshmbathje, mjete higjienike dhe artikuj ushqimorë.

“El Hilal”-i, përveç se me donatorë nga vendi, bashkëpunon edhe me donatorë dhe organizata humanitare nga jashtë vendit. Si rezultat i një bashkëpunimi me diasporën është edhe kontingjenti i mbërritur para disa ditësh nga Norvegjia. Në këtë kontingjent prej dhjetë tonësh ka 4.750 copë veshmbathje të ndryshme, thasë për fjetje, rroba për mbrojtje nga shiu, çanta dhe mbajtëse për foshnja.

Nëntë aktivistë nga Organizata Humanitare “Drapen&Havet” që vepron në Norvegji, ishin edhe vetë pjesëmarrës në shpërndarjen e ndihmës së bashku me aktivistët e “El Hilal”-it. Kështu, delegacioni norvegjez kryesohej nga z. Silje Vibeke Kolstad, por në mesin e tyre kishte edhe vullnetarë shqiptarë, të cilët i udhëhiqte Rejhan Hoxha Ajdarovska.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit