-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

“El Chapo” dërgohet në një burg tjetër meksikan, në kufi me SHBA-në

Më të lexuarat

Bosi i kartelit meksikan të drogës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo”, është larguar dje nga një burg në qendër të Meksikës dhe është dërguar në një burg tjetër në Ciudad Juarez, në kufi me SHBA-në.

Kjo me gjasë është bërë me qëllim të sjelljes së tij sa më afër ekstradimit për në Shtetet e Bashkuara.

Guzman, udhëheqës i kartelit të drogës Sinaloa, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë nga fusha e rrjetit të narkotikëve, deri në kapjen e tij në muajin janar, pothuajse gjashtë muaj pasi ai kishte ikur nga një burg i sigurisë së lartë në qendër të Meksikës, përgjatë një tuneli të gjatë pothuajse një milje.

Ai përballet me akuza të rënda, duke nisur nga pastrimi i parave deri te trafikimi me drogë, pastaj rrëmbim dhe vrasje në qytetet e Chicagos, Miamit dhe po ashtu edhe në Brooklyn dhe Manhattan të Nju Jorkut.

Avokati i tij, Juan Pablo Badillo, tha se Guzman është lëvizur dje, por nuk është i sigurt për arsyet e kësaj lëvizjeje. Ai tha se frikësohet për jetën e Guzmanit, nëse ai ekstradohet në SHBA.

Ai shtoi se tani për tani Guzman nuk mund të ekstradohet, duke theksuar se procesi ligjor ende nuk është kryer.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit