1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ekziston kolesterol (yndyrë) “i mirë” dhe “i keq”?

Më të lexuarat

Ekziston kolesterol “i mire” dhe “i keq”?

E vertete. Ne gjak gjendet LHD – kolesteroli qe mbart rrezikun e semundjeve kardiovaskulare (zemres dhe eneve te gjakut). Eshte nje kolesterol i keq, sasia e te cilit nuk duhet te kaloje 200 mg/ ml dhe qe shpreh sasine e yndyrnave ne gjak. Fraksioni “i mire” i kolesterolit eshte HDL – kolesteroli me rol mbrojtes nga semundjet kradio-vaskulare. Vlera optimale duhet te jete mbi 50 mg/ml.

Veza duhet evituar mbasi eshte e pasur me kolesterol?

E gabuar. Veza eshte nje ushqim i plote, e cila permban proteina me cilesi te larte (proteina etalon), vitamina (A, D, E, B) dhe hekur. Eshte kolecistokinetik d.m.th. ndihmon ne clirimin e kriperave bilare ne tretje. Kolesteroli i vezes nuk eshte tipiku qe rrit kolesterolin ne gjak.

Vajrat nuk kane kolesterol?

E vertete. Kolesteroli ndodhet vetem ne produktet me origjine shtazore. Per rrjedhoje, asnje nga vajrat bimore (vegjetal) nuk permban kolesterol. Slogani “Pa kolesterol” qe shpallet ne disa etiketa, eshte thjesht per reklame. Vajrat bimore nuk permbajne kolesterol, por sasia e kalorive qe clirojne eshte e barabarte me ate te yndyrnave shtazore.

Vaji i ullirit eshte me i shendetshem?

E vertete. Vaji i ullirit permban acide yndyrore te pa ngopur qe kane rol mbrojtes per zemren. Nje tjeter veti e mire e tij eshte stabiliteti termik, qe do te thote se edhe kur ngrohet ne temperature te larte nuk peson ndryshime ne strukturen e tij. Vaji i lulediellit nuk e ka kete veti, perkundrazi ne temperature te larte shperbehet duke cliruar disa produkte jo te dobishme.

Margarina eshte me e shendetshme se gjalpi?

E gabuar. Margarina eshte nje produkt me vlere ushqimore me te ulet, sigurisht qe eshte edhe me i lire ne cmim. Perftohet nga ngurtesimi i sforcuar i vajrave vegjetal, te cilet shnderrohen ne gjendje te ngurte nepermjet procesit te hidrogjenizimit. Preferoni te perdorni gjalpe te cilesise se mire, te pasur ne vitamina A, D dhe E dhe me paksa sa thuhet margarine. Mos harroni se sasia e kalorive eshte e njejte.

Vaji i peshkut eshte i shendetshem?

E vertete. Vaji i peshkut eshte nje yndyre e vecante qe permban acide yndyrore te pangopur, qe si te tille kane rol mbrojtes ndaj semundjeve te zemres dhe te eneve te gjakut. Rekomandohet qe peshku dhe frutat e detit te perfshihen 3-4 here ne menune javore. Ndersa vaji i peshkut duhet te perdoret kur eshte nevoja e organizmit, ndryshe shpie ne obezitet, sidomos te te rinjte.

Lajthite, bajame dhe arrat ushqejne trurin?

E vertete. 10 kokrra arra, lajthi ose bajame ne dite, ushqejne qelizat nervore dhe na ndihmojne te jemi me te shkathet e te fresket ne mendje.

Ka produkte ushqimore qe rrisin kolesterolin?

Shume e vertete. Keto jane: sheqeri i rafinuar, pra te gjitha embelsirat, yndyrnat shtazore (dhjami, gjalpi, ajkat), margarina, Kafeja dhe Duhani. Produkte qe ulin kolesterolin jane: frutat, zarzavatet dritherat, soja, vaji peshkut, vaji i misrit, ullinjte, Qepa, Hudhra dhe Speci djeges.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit