Një shqiptar është vrarë nga një shtetas italian mbrëmjen e djeshme në një provincë të Sienës në Itali. Mësohet se autori, një shtetas italian i moshës 34 vjeçare është arrestuar nga policia.
Momentalisht nuk dihet identiteti por vetëm mosha e viktimës 22 vjeç.
Dyshohet se krimi ka lidhje me trafikun e drogës. I riu shqiptar ështe vrarë në deren e banesës së tij.
Ai kishte disa plagë në trup dhe njolla gjaku, ndërsa policia ka dyshime se përpara vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar ata të jenë përleshur.
Pista kryesore e hetimit është ajo për trafikun e drogës, por hetuesit as nuk e përjashtojnë edhe pistën për një krim pasioni. Duket qartë thonë autoritetet se vrasësi shkarkoi me qëllimin specifik për të vrarë.