1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ekzekutohen dy persona me kallashnikov në mes të Pejës!

Më të lexuarat

Një rast vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Pejës të shtunën në orët e mbrëmjes

Si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona nga të shtënat me armë zjarri ndodhur rreth ores 19:00 afër Shtëpisë së Kulturës në Pejë.

Ulur në një lokal dy viktimat kanë rënë nën sulmin me armë zjarri automatike, që kanë ardhur nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Për pasoja nga breshëria e plumbave ka humbur jetën Xhevdet Kelmendi Rexhep Isuf kelmendi nga Peja, anëtar i familjes Kelmendi që ka qenë cak i një numri shumë të madhe sulmesh në këto 14 vjet të pasluftës dhe ka pasur disa të vrarë deri në ditën e sotme, në vrasje nga të cilat ende asnjë nuk është zbardhur krejtësisht.

Personi i dytë është Kastriot Kukaj nga Peja, i cili ndodhej në objektet që janë në pronësi të familjes Kukaj, përballë Shtëpisë së Kulturës. Ai në gjendje më të rëndë është dërguar menjëherë në QKUK.

Mësohet se edhe i plagosuri, Kastriot Kukaj ka ndërruar jetë në QKUK.

Policia e Pejës në orët e natës ka filluar një aksion për ndjekjen e personit/personave të dyshuar.

Sipas zëdhënësit të policisë së Pejës Xhevat Ibra, policia pak qaste pas vrasjes, tashmë ka gjetur një makinë në flakë në pyllin jashtë qytetit në drejtim të Majës zë Zezë, e cila mendohet se mund të jetë makina që është përdorur gjatë sulmit dhe është djegur gjatë bastisjes.

Është një aksion i gjerë kontrolli dhe kërkimi në këtë zonë, thotë rreshteri Ibra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit