Ekzekutimi i 8 personave në Indonezi për trafik droge, 7 nga të cilët të huaj, ka ngjallur reagime të ashpra. Duke e cilësuar episodin “mizor” e të “panevojshëm”, Australia vendosi të tërheqë për konsultime ambasadorin e saj në këtë vend.
Indonezia ekzekuton 8 trafikantë droge Dy prej të burgosurve, të pushkatuar të martën, ishin shtetas australianë.
Sipas kryeministrit Tony Abbot, përgjatë një dekade të kaluar prapa hekurave, Andrew Chan dhe Myuran Sukumaran ishin rehabilituar krejtësisht.
Abbot e përshkroi këtë si një moment të errët për marrëdhëniet mes të dy vendeve, edhe pse la të kuptohet se nuk është e pamundur që relatat të përmirësohen sërish.