1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ekstremisti katolik Dom Nike Ukgjini sulmon Xhaminë e Plumbit

Më të lexuarat

Në faqen zyrtare të Institutit të Monumenteve të Kulturës është publikuar një shkrim, në të cilin paralajmërohet nisja e restaurimit të Xhamisë së Plumbit. Kjo Xhami është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër, e ndërtuar në vitin 1773.

Në postim thuhet se punimet për restaurimin e kësaj xhamie pritet të nisin së shpejti dhe është një projekt i hartuar nga studio “Ecolimarlik” me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve në Turqi.

Pas këtij informacioni nuk ka vonuar dhe një koment sulmues nga ekstremisti katolik, Dom Nike Ukgjini. Ky eksremist katolik në komentin e tij citon në formë ironie një shprehje të shkruajtur Johanes G. Hahn.

Ja komenti i tij:
Kujdes! Populli i Komanit jane duke kerkuar mbulojen e plumbit qe eshte marre nga Kisha e Komanit per kete xhami. Kështu shkruan konsulli Austro-Hungarez ne Janin, Johanes G. Hahn, ne: Kujtimet neper viset e Drinit e te Vardarit, ne vitin 1865. Shih. botimin ne shqip, Fq116.

Këto fjalët e ekstremistit katolik, Dom Nike Ukgjini , me të cilat ai shpërndan urrejtje dhe mllef ndaj xhamive dhe fesë muslimane.

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit përfshin zgjidhjen përfundimtare të problematikave kryesore si drenazhimi, sistemimi i ujërave përreth, ndricimi etj.

Ajo çka është për t’u shënuar mbi jetën e kësaj xhamie, krahas asaj se ky institucion i rrallë kulti tipik i stilit turko-arab është tregues i një stadi të lartë mirëqënieje të lagjes së vjetër Tabake në gjysmën e dytë të shekullit të 18 dhe gjatë shekullit të kaluar.

Burimi: Instituti i Monumenteve te Kultures

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit