0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ekstremisti Eduart Ndocaj kërkon lirimin e mirditorëve, kërcënon edhe shtetin…

Më të lexuarat

Eduart Ndocaj, kryetari i ‘Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar’ i ka dalë në mbrojtje ekstremistëve të Mirditës duke kërkuar lirimin e tyre nga paraburgimi.
Në postimet e tija në facebook ai mbron vandalet mirditore dhe i bën apel ministrit të rendit ti liroj ekstremistët. Ai i bën thirrje policisë po ashtu edhe kryeministrit që të lirojë mirditorët dhe të mos provokoj Mirditën.

Ja disa nga mesazhet e tij në Facebook:

RRETHOHET KOMISARIATI I MIRDITES

Forca te shumta policie kane zbarkuar ne Rrëshen e po arrestojnë djemtë protestues që qmontuan simbolet turke tek diga e Qafmolles.

I bëj thirrje ministrit te brendshëm Xhafa te liroj menjëherë djemtë e Mirditës nga qelit e polices përndryshe do nxisin edhe më shumë revoltën dhe protestat e mirditorëve. Ky është një turp e skandal shtetëror ne këtë prag ndarje me vitin 2017 dhe ky terror policor kryhet ndaj rinis katolike mirditore.

DJEMT E MIRDITES MBAHEN NE KOMISARIAT PADREJTESISHTE

Vazhdojnë procedimet kunder te rinjeve mirditor qe protestuan ne digen e Qafmolles. Po afron ora e festimit per vitin e ri dhe familje te shumta mirditore jane te shqetsuar per djemt e tyre ne izolim policor. Kam nderhyre te organet e Ministris Rendit per lirimin e tyre dhe deshiroj edhe njehere te ftoj te gjithe avokatet mirditor te shkojne tek Komisariati dhe t,ju dalin ne mbrojtje protestuesve me dinjitet.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit