8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ekstremistët gjermanë sulmojnë azilkërkuesit shqiptarë

Më të lexuarat

Disa azilantë shqiptarë u sulmuan nga një grup ekstremistësh gjermanë në Rostok, në veri të Gjermanisë.
Shqiptarët kishin vizituar një festë lokale dhe sipas policisë ky fakt kishte shkaktuar irritim tek ekstremistët.
 
Sipas policisë, një banor lokal kishte përplasur me kokë një nga azilkërkuesit shqiptar dhe më pas palët ishin përfshirë në një konflikt. Policisë iu desh të ndërhynte me gaz lotsjellës për të ndarë dy grupet, përpara se situata të përkeqësohej.
 
Policia ka shpallur në kërkim pese persona të fshatit ku ndodhi ngjarja, që u identifikuan nga disa dëshmitarë okularë. Zëdhënësi i policisë lokale tha se dyshohet që sulmi ndodhi për arsye ksenofobike ndaj azilkërkuesve. Ky fakt bëri që policia të marrë në mbrojtje azilkërkuesit.
 
Incidenti ndodhi pak ditë pas publikimit të të dhënave zyrtare të Gjermanisë për azilkërkuesit, ku shqiptarët zënë vendin e dytë në listën e vendeve të origjinës.
 
Ministri i Brendshëm, Tomas de Maizier, e quajti një “turp të papranushëm për Europën” që më shumë se 40% e refugjatëve janë nga Ballkani Perëndimor.
 
Për shumë gjermanë është e pakuptueshme që qeveria nga njëra anë shpenzon një shumë të madhe parash për njerëzit që abuzojnë me vizat turistike dhe nga ana tjetër ka implementuar shkurtime në shpenzimet të tjera publike, raporton Lapsi.al.
 
Për pavarësisht fakti që rreth 98% te azilkërkuesit shqiptare marrin një përgjigje negative dhe detyrohen të kthen në Shqipëri, numri i azilkërkuesit shqiptar është çdo muaj në rritje.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit