1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ekstremistët bullgare sulmojnë myslimanët gjatë xhumasë

Më të lexuarat

Agjencia Çeke Press raporton që të premten në Sofje, promovuesit partisë ekstreme bullgare Ataka (“Sulmi”) sulmuan muslimanët bullgaro-turk gjatë faljes përpara një xhamije lokale. Ekstremistët rrahën muslimanët me shkopinj, hodhën vezë mbi ta, morën disa sexhade dhe i vunë zjarrin. Nga dhuna janë shkaktuar plagë të shumta në të dyja anët, si dhe tek policët të cilët ndërhynë . Policia arrestoi të paktën një ekstremist, sipas shërbimeve telivizive.

Neo-nazistët sulmuan në momentin kur muslimanët u përulen për t’u falur. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të policisë, janë shkaktuar lëndime të rënda nga përleshjet mes dy kampeve dhe si rrjedhojë patë edhe shumë të lënduar, duke përfshirë edhe pesë policë. Ultra nacionalistët janë ankuar se një prej deputetëve të tyre ishte në mesin e të plagosur pasi u godit në fytyrë me një guri. Volen Siderov, kreu i Ataka, ka kërkuar në Parlament Ministrit të Brendshëm bullgar Cvetan Cvetanov që të urdhërojë arrestimin”islamikëve të cilët gjoja ishin të parët që hedhën gurë,” – pavarësisht se ata u sulmuan duke qenë të përkulur. Qeveria e pakicës së Qendrës së djathtë të Bullgarisë është e varur edhe në mbështetjen me vota nga deputetët të cilët organizuan sulmin.
Megjithatë, Anastas Anastasov, Zv-Kryetar i Parlamentit bullgar nga krahu i djathtë “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB), e mbrojti ndërhyrjen e policisë kundër radikalëve, duke theksuar se trazirat fetare të motivuara nuk mund të tolerohen në shekullin e 21. Anastasov vuri në dukje se qendra historike Sofia qëllimisht dhe simbolikisht përfshin një xhami, një kishë katolike, një katedrale ortodokse dhe një sinagogë në afërsi me njëra-tjetrën.
Sot një xhami në Kurdjali, në juglindje të Bullgarisë, duhej të jetë e mbyllur për namazin e xhumasë pas një kërcënimi me bombë që është bërë kundër saj. Rreth 10% e popullsisë bullgare është me origjinë turke, shumica e të cilëve aktualisht ndjekin Islamin. Shumica e myslimanëve bullgar turk jetojnë në juglindje të vendit dhe përfaësohen nga partija e tyre politike, DPS, në Parlamentin bullgar, ku për momentin ajo është në opozitë.


[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/uANqrzLTgoI” frameborder=”0″ allowfullscreen]
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit